Vendimi i qeverisë për të shtyrë pagesën e qirave me dy muaj për tre kategori personash është diskutuar gjerësisht në emisionin e mëngjesit “Shtypi I ditës dhe ju” në Report Tv. Qytetarët kanë qenë të ndarë në mendime por një pensioniste qiradhënëse telefonoi në program dhe bëri një deklaratë surprizë.
Ajo sqaroi se kishte marrë që më herët vendim që qiramarrësit të saj të mos I kërkonte pagesë.
Për zonjën pensioniste është turp që njerëzit thonë “s’kemi bukë të hamë” ndërsa shton se me kursimet nga pensioni I saj dhe I bashkëshortit ka siguruar edhe të ardhmen.
Komento
Respekt nena per mesazhin dhe veprimin qe ke bere. Mire e ke, por njerezit nuk e mendojne keshtu, duan qe shteti t'i mbaje e ushqeje dhe nuk e kuptojne situaten. Nese nuk te del llogaria, shko merr borxh tek vellai e motra sikur ke bere deri dje dhe ktheja kur te behesh mire, boll u qurravitet per buken e gojes se shteti nuk pret para' te te plotesoje cdo nevoje. Jam i bindur qe shqiptaret e kane ne kulture kursimin dhe pjesa me e madhe e kane nje lek te hequr menjane per dite te qametit, por kane qejf te qahen e ankohen ose per t'i rene qylit, ose per politik. Ndihma te shkoje per shtresen me vulnerabel qe s'kane pasur realisht mundesi te punojne, apo ata qe me punen e tyre te cilen e kane humbur mezi kane mbijetuar, pa per keta qe s'kane dashur ndonjehere te punojne dhe tani duan qiqra ne hell le te bejne si kane bere deri dje, asnje cent nuk i kisha dhene.
Përgjigju