Bota

Pentagoni konfirmon vrasjen e një operativi të lartë të Al-Kaidës nga sulmet ajrore të SHBA

29 Mars 2018, 03:12| Përditesimi: 29 Mars 2018, 03:15

  • Share

Pentagoni konfirmon se një operativ i lartë i Al-Kaidës dhe një xhihadist tjetër janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Libi.
Në sulmet e 24 marsit në afërsi të Ubarit në Libi, “dy terrorist të Al-Kaidës janë vrarë, përfshirë Musa Abu Daëud, një zyrtar i lartë i Al-Kaidës”, ka njoftuar Komanda e SHBA-së në Afrikë, përmes një deklarate për media.
“Daëud ka trajnuar rekrutët në Libi që të kryejnë sulme në rajon”, thuhet në deklaratë.
Sulmet e 24 marsit, në periferi të qytetit Ubari janë kryer në koordinim me Qeverinë në Tripoli.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?