Abu Taqwa

Pentagoni konfirmon vrasjen e zyrtarit irakian Hashd al-Shaabi

5 Janar, 09:38| Përditesimi: 5 Janar, 09:39

  • Share

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Pat Ryder thotë se forcat amerikane morën “veprim të nevojshëm dhe proporcional” kundër Mushtaq Taleb al-Saidi, i njohur si Abu Taqwa, një udhëheqës në Harakat al-Nujaba.

Sulmi vrau Abu Taqwa dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, sipas Ryder, raporton Al Jazeera.

Duke vepruar nën një koalicion të quajtur Rezistenca Islamike, grupet e lidhura me Iranin kanë shënjestruar bazat amerikane në Irak dhe Siri që nga shpërthimi i luftës në Gaza.

Ryder u tha gazetarëve se Abu Taqwa ishte i përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër trupave amerikane.

“Është e rëndësishme të theksohet se sulmi u krye në vetëmbrojtje se asnjë civil nuk u dëmtua dhe se asnjë infrastrukturë apo objekte nuk u goditën”, shtoi ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?