Pep Guardiola

Sport

Pep Guardiola bëhet trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

30 Korrik, 15:41| Përditesimi: 30 Korrik, 15:43

  • Share

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzimet totale për transferime në skuadrat që ka drejtuar, kjo sipas të dhënave të 'Transfermarkt'.

Me një total prej 2.02 miliardë eurosh, Guardiola i lë pas konkurrentët e tij më të afërt, duke treguar fuqinë e tij në merkato gjatë periudhave te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Lista e trajnerëve me shpenzimet më të mëdha (në merkato) në historinë e futbollit:

Pep Guardiola - 2.02 miliardë euro

Diego Simeone - 1.31 miliardë euro

Massimiliano Allegri - 1.2 miliardë euro

Thomas Tuchel - 1.19 miliardë euro

Antonio Conte - 1.16 miliardë euro

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?