Alonso dhe Guardiola

Pep Guardiola lëvdon Xabi Alonson: Punë fantastike, titulli në duart e tyre

27 Shkurt, 17:02| Përditesimi: 27 Shkurt, 17:03

  • Share

Pep Guardiola i ka "thurrur" elozhe ish-futbollistit të tij Xabi Alonso, që në rolin e trajnerit po bën mrekulli në Bundesligë duke dërguar Bayer Leverkusen drejt titullit të parë kampion në Bundesligë.

Asnjë humbje këtë sezon, te Bayer Leverkusen e kanë vetë në dorë garën për titullin, teksa diça të tillë mendon edhe Pep Guardiola, trajneri i Cityt.

"Çfarë mund të them për Xabi Alonson, po bën një punë fantastike. Janë e vetmja skuadër nuk janë mposhtur këtë sezon dhe po luftojnë edhe me Bayern Munich. Tani nis pjesa më e rëndësishme e sezonit. Mendoj se titulli është në duart e tyre dhe vetëm ata vetë mund ta humbasin. Të gjithë mendojnë se gara e titullit ka mbaruar", tha Guardiola.

Me 61 pikë pas javës së 23-të, Leverkusen është tetë pikë para Bayern Munich dhe mundi këta të fundit 3-0 në ndeshjen direkte dhjetë ditë më parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?