Guardiola dhe Xavi

Pep Guardiola në krah të Xavit: Presioni te Barça është i pakrahasueshëm

31 Janar, 13:53| Përditesimi: 31 Janar, 13:54

  • Share

Xavi Hernandez nga qershori i këtij viti nuk do jetë më trajneri i Barcelonës. Situata te katalanasit është e nderë, kjo pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe humbja 3-5 me Villarrealin.

Diçka e tillë ka bërë që një legjendë si Xavi të njoftojë largimin, edhe për presionin e madh që ka një post si ai i trajnerit të Barçës. Në mbështetje të Xavit duket edhe Pep Guardiola, ish-trajneri i katalanasve.

"Ne nuk mund ta krahasojmë presionin në Angli me atë në Spanjë, e them nga përvoja ime. Është një mijë herë më e vështirë atje. Gjashtë konferenca shtypi në javë, shumë ndeshje. Presioni që ndjeni te Barcelona nuk është i krahasueshëm me atë të asnjë klubi tjetër", theksoi Pep para mediave angleze.

Tre ditë më parë Xavi tregoi se të qëndrosh në atë pozicion, është mizore.

"Është mizore dhe e pakëndshme të jesh trajner i Barcelonës. Të bëjnë të ndihesh i pavlerë çdo ditë. Pep, Valverde ma kishin thënë tashmë këtë, pashë vetë Luis Enrique që vuante… Ne kemi një problem në lidhje me kërkesat për trajnerin e Barcelonës. Ju sikur rrezikoni jetën çdo moment në këtë pozicion, është mizore", shprehej Xavi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?