18 trofe, mes tyre 6 tituj kampion në Premier League kanë bërë që Pep Guardiola të ketë një kontratë 'të bardhë' me Manchester Cityn dhe pritet të rinovojë deri në vitin 2026. Aktualisht spanjolli ka marrëveshje me ‘Qytetarët’ deri në verën e 2025.
Sipas asaj që raportohet në mediat angleze, Guardiola mund të zgjasë marrëveshjen me gjigantin e Premier League. Nëse ky opsion do të realizoj, Guardiola do të përjetonte një cikël 10-vjeçar, teksa kontrata do skadonte në qershorin e vitit 2026.
Një mundësi që nuk duhet përjashtuar, sidomos pasi Federata Angleze zyrtarizoi nënshkrimin e gjermanit Tomas Tuchel si trajner i ri i kombëtares. Emri i spanjollit është lakuar shpesh edhe për të marrë drejtimin e Brazilit, por së fundmi, Presidenti i Federatës e ka mohuar diçka të tillë duke shuar zërat e akordit me 52-vjeçarin.