Pepe me fanellën e Portos

Sport

Pepe vendos rekord të ri në Champions League, kalon legjendën e Milanit

26 Tetor 2023, 20:20| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:22

  • Share

Dje, Porto mundi Royal Antwerp 1-4 në Belgjikë pas një pjese të dytë të jashtëzakonshme dhe regjistroi një fitore të rëndësishme në betejën për të kaluar në fazën e 16-të në Ligën e Kampioneve.

Në këtë ndeshje, mbrojtësi Pepe bëri histori, duke u bërë lojtari më i vjetër në fushë gjatë këtij kompeticioni në të gjitha kohërat. Në moshën 40 vjeç e shtatë muaj, Pepe vendosi një rekord të ri, përkatësisht ai e kaloi me vetëm një ditë mbrojtësin legjendar të Milanit, Alessandro Costacurta.

Në vendin e tretë renditet anglezi David Weir me 40 vjeç e katër muaj dhe pesëshja e “zotërinjve” elitarë plotësohet nga Ryan Giggs dhe mesfushori grek Tasos Mitropoulos, i cili luajti një ndeshje me fanellën e Olympiacos në sezonin 1997/98 në Liga e Kampioneve.

Pepe u largua nga Real Madridi gjashtë vjet më parë dhe pas një ndalese te Besiktas, ai ka luajtur vazhdimisht për Porton që nga viti 2019.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?