PEQIN- Një 49-vjeçare është dëmtuar ditën e sotme në Peqin teksa ka qenë në punë. Sipas policisë, 49-vjeçarja D. B., ka shkuar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore rreth orës 12:30.
Gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e plastikës, 49-vjeçarja ka dëmtuar dorën.
Aktualisht ajo ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Komento