Banorët e fshatit Gryksh në bashkinë e Peqinit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Rrogozhinën me Elbasanin.
Ata shprehen se autostrada e re u ka zaptuar tokat bujqësore, të cilat i kanë përdorur ndër vite për prodhime bujqësore.
Sipas tyre, ndërtimi i rrugës po kryhet pa transparencë, ndërsa banorët deklarojnë se nuk u është vënë në dispozicion projekti i plotë i punimeve. Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e një nënkalimi për lëvizjen e banorëve drejt rrugës kryesore, çka i ka izoluar nga pjesa tjetër e zonës.
‘Mua më merr autostrada 650 metër katror tokë, unë tani me çfarë do të ushqehem, ca ngeli mëpër mua. I kërkojë firmës për këto dëme që të na shpërblejë. Ne jemi fshatë pa kanalizme', tha një banorë
Në përfundim të protestës, banorët paralajmëruan se nëse nuk merren masa dhe nuk gjendet një zgjidhje për problemet e tyre, atëherë në fshatin Gryksh nuk do të zhvillohet procesi i votimit.
Komente
