Peqin- Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Peqinit pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularit.
Gjatë shoqërimit në Komisariat i riu kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë.
Nga kontrollet e kryera në lokalin e 20-vjeçarit, blutë sekuestruan 1 celular me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, gjatë kontrolleve të ushtruara për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar një rast të kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi B. Rr., 20 vjeç, banues në Peqin.
Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 celular me faqe që shërbenin për të organizuar lojëra fati, si dhe foto të biletave të basteve sportive. Gjatë veprimeve procedurale, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente
