Foto ilustruese

Kronikë

Peqin/ Dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim!

4 Gusht, 15:51| Përditesimi: 4 Gusht, 15:53

  • Share

Peqin- Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i kanë shkatërruar edhe automjetin.

Konflikti për motive të dobëta mes palëve ka denigruar në ushtrimin e forcës fizike dhe shkaktimit të dëmtimeve, teksa i dhunuari ka kallëzuar në Polici të moshuarin dhe djalin e tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu, kurse 72-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për V. T., 72 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 39 vjeç, babë e bir, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se për motive të dobëta, V. T. e ka kanosur, ndërsa A. T. e ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin”, bëri me dije policia vendore.

Pas nisjes së hetimeve paraprake, është bërë shpallja në kërkim e 39-vjeçarit që akuzohet për dëmtime me dashje dhe shkatërrim prone.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?