Peqin/ Dhunuan një 27-vjeçar, një në pranga, një në hetim dhe 4 në kërkim

1 Prill, 10:02| Përditesimi: 1 Prill, 13:00

  • Share

Disa persona kanosën e dhunuan një 27-vjeçar në Peqin në vendin e quajtur ‘Kalaja’. Forcat ‘Shqiponja’ bën të mundur arrestimin në flagrancë të njërit prej dhunuesve, i identifikuar me inicialet E.D., 22 vjeç si dhe procedoi një 17-vjeçar i dyshuar për përfshirje në konflikt, si dhe për moskallëzim krimi.

Ndërkohë policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 persona të tjerë R.B., E.L., S.H. dhe A.M.

"Nga veprimet hetimore, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasditen e djeshme kanë kanosur dhe goditur fizikisht S.K.., 27 vjeç banues në Peqin' informoi sot policia.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit të arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi 96 kubikë me fidanë të dyshuar narkotike kanabis, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?