Foto ilustruese

Kronikë

Peqin/ Djali e denoncoi të humbur, 84-vjeçari gjendet pas disa orësh kërkime i mbytur në kanalin vaditës pranë banesës!

20 Qershor, 12:01| Përditesimi: 20 Qershor, 12:04

  • Share

Peqin- Një i moshuar që ishte denoncuar i humbur ditën e djeshme (19 qershor) nga djali i tij, u gjet pas disa orësh kërkimesh i mbytur në kanalin vaditës pranë banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fatishë të Peqinit, ndërsa Policia vendore bëri me dije se nga hetimet paraprake rezulton se ka qenë aksidentale.

Viktima është N.D., 84 vjeç, që sipas familjarëve vuante nga probleme të shëndetit, pasi ishte me sklerozë.

“Të enjten ka kallëzuar shtetasi I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Fatishe, se mëngjesin e kësaj dite, ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi N. D., 84 vjeç, i cili vuan nga skleroza. Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë ushtruan kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës”, bëri me dije policia vendore pas hetimeve paraprake.

Nga këqyrja e trupit të 84-vjeçarit nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?