Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit. Mësohet se viktimë ka mbetur një punonjës i pastrimit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se punonjësi i pastrimit Kadri Dedej u përplas rreth orës 20:30 nga një furgon me drejtues 61-vjeçarin B.D., në anë të rrugës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për rastin. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. D., është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento
Komente
