Sociale

Peqin, gjelat e detit me 1200 lek/kg, fermerët: I shesim nën kosto, na dëmton importi

7 Dhjetor 2024, 10:30| Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 10:55

  • Share

Njohur për traditën disavjeçare të mbarështimit të gjelit të detit në fshatin Përparim në Peqin u mbajt “panairi i gjelit të detit”, i cili synon të promovojë traditën e kësaj zone në rritjen e këtij shpendi. Aktualisht fermerët janë duke e tregtuar 1000-1200 lekë për kilogram. Por, veç promovimit, fermerët e Peqinit kanë nevojë për mbështetje nga qeveria. Ata kërkojnë politika lehtësuese, në mënyrë që gjelat e rritur në mënyrë natyrale të mos konkurrohen në çmim nga produktet e importit.

“Na kushtojnë shumë ushqimet edhe ilaçet që përdorim për këto. Këto kanë dalë që në Prill, ti mbash 8 muaj dhe ti shesësh me 10 -12 mijë lekë të vjetra për kilogram është çmim i ulët, nuk ia vlen. Këtë vit kam rritur 50 gjela”, tha një fermer.

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pjesëmarrëse ne panair, tha se qeveria s’mund tu përgjigjet kërkesave të fermerëve sepse është e pamundur te krijojë skema mbështesë për çdo sipërmarrje private.

Përpos gjelit të detit simbol i tryezës së Vitit të Ri, fermerët ekpsozuan edhe produktet bujqësore të zonës. Rreth 30 mijë gjela deti mbarështrohen çdo vit në Peqin, të cilët njihen për shijen e veçantë për shkak të kullotjes në natyrë.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 07/12/2024 18:16

    Po ate gjelin qe keni debutet ne parlament nuk ja vlen per 12€ kilja..

    Përgjigju
  • mond: 07/12/2024 17:48

    Po sa e keni koston që as me 12 nuk ju del? Kthehuni nga krahu tjetër dhe blejini ju ta shikoni sa kollaj blihet... Me 12/kg ka alternativa shume me te mira tregu.

    Përgjigju
  • Mjeksia: 07/12/2024 15:32

    ngadale more te uruar ne europe kushton 1 kg rreth 12-13€. kush eshte ne gjendje ne Shqiperi te paguaj 12€ ose 1200 Leke per kg

    Përgjigju
  • fredi: 07/12/2024 14:40

    Me atë çmim mbajini se aty do tju mbeten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?