Kronikë

Peqin/ Grabiten tre shtëpi në fshatin Trash; hajdutët marrin vaj ulliri, raki dhe mjete motorike

4 Janar 2019, 18:30| Përditesimi: 4 Janar 2019, 21:06

  • Share

Tre familje në fshatin Trash të njësisë administrative Shezë në rrethin e Peqinit kanë rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Familjet e Asllan Baho dhe vëllezërve Adriatik dhe Neshat Çullhaj, banues në fshatin Trash, i cili ndodhet tre kilometra larg nga rruga nacionale Elbasan-Peqin, kanë njoftuar policinë sapo kanë konstatuar se banesat e tyre janë bastisur, pasi gjatë kohës së grabitjes ata kanë qenë në gjumë.

"Natën jemi grabitur. Kam qenë në gjumë, por ai që ka ardhur ka qenë i përgatitur për të vjedhur sepse përndryshe do na kishte vrarë", është shprehur Asllan Baho. "Nuk i kemi ndjerë sepse kanë përfituar nga zhurma e erës së natës dhe nga zhurma e llamarinës që janë përreth ", ka thënë njëri prej vëllezërve Çullhaj.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme, duke shoqëruar fillimisht disa persona. Janë shoqëruar edhe familjarët dhe fqinjët e familjeve që janë vjedhur, duke u marrë deklaratat rreth grabitjes. Sipas dëshmisë së dhënë, atyre u janë grabitur rreth 400 litra vaj ulliri, 200 litra raki, si dhe mjete motorike të cilat i përdornin për bujqësi. Sipas familjarëve të prekur, vlera e dëmit i kalon 5 milionë lekë të vjetra.

Kjo nuk është hera e parë që në fshatin Trash ndodh një ngjarje e tillë. Sipas banorëve, është e disata herë që në këtë zonë kryhen vjedhje të këtij lloji.

Komento

Komente

  • albacode: 04/01/2019 22:37

    kto qe vjedhin ne keto zona kan dhe mbeshtetje nga ana e policis rasti me konkrekt ka qen dhe vjet kur nje furgon esht kapur nga policia e peqinit me pula e gjela deti te vjedhura ne kto zona dhe grupi i gacem ka mar urdher menjeher nga shefi qe te lihet i lir dhe nese dikush guxonte me hap gojen ishe shkarkuar ne vend

    Përgjigju
  • Vertet e tmerreshme...: 04/01/2019 19:12

    Ç'fare fytyrash, puro turq e mongole... E keto i thone vetes shqiptare?!!... O tempora o mores...

    Përgjigju
    • Anton: 05/01/2019 02:15

      Jane nga Elhashani Puro iliro pellazg

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?