Kronikë

Peqin/ Mbante kallash dhe municion në banesë, arrestohet 31-vjeçari (VIDEO)

31 Janar, 10:49| Përditesimi: 31 Janar, 11:15

  • Share

Peqin- Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit, pasi iu gjet një armë zjarri kallashnikov që e mbante pa leje në banesë.

Policia vendore bëri me dije sot (31 Janar) se pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërhynë në zonën e Peqinit, duke ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit M. M., në fshatin Bishqem.

“Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, njoftoi policia vendore. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ish oficer i U.P.: 31/01/2025 12:01

    Ai në foto nuk është autom.kallashnikov por P.M.SH.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?