Peqin/ Në kërkim dy personat që qëlluan me armë zjarri gjatë konfliktit, u sekuestruan 20 gëzhoja! I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Maçi

25 Nëntor 2023, 12:28| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 12:54

  • Share

Peqin- Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e djeshme (24 nentor 2023) të ndodhur në Peqin, ku pati të shtëna me armë gjatë një konflikti në lagjen “Xhami”

Në kërkim janë shpallur Leonard Elezi, 50 vjeç dhe Adriatik Ceka, 40 vjeç dy personat e përfshirë në konflikt ndërsa të tjera burime thanë se i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Bukurosh Maçi.

”Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt mes dy shtetasve, në lagjen "Xhami", Peqin, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan shpallën në kërkim shtetasit A. C., 40 vjeç dhe L. E., 50 vjeç, të dy banues në Peqin, të cilët dyshohen se kanë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Elbasanit.

Mësohet se Elezi dhe Ceka fillimisht kanë debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas të shtënave janë sekuestruar mbi 20 gëzhoja të dala nga dy armë të ndryshme. Nga kqyrja e pamjeve filmike rezulton se nuk është qëlluar në ajër por drejt.

Nuk ka të lënduar dhe as nuk dihet se çfarë e lidh kryebashkiakun Bukurosh Maçi me këta dy persona. Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Leonard Elezin dhe Adriatik Cekën, ndërsa pritet të zbardhen motivet e ngjarjes.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?