Një plagosje ka ndodhur në Peqin, ku një 26- vjeçar ka plagosur më armë zjarri një 41- vjeçar.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, personi me inicialet A. T, 26 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.
41 vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet nga polcia për kapjen e autorit.
"Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan u bë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. T, 26 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 21:10, në lagjen "Xhami" Peqin, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç. Shtetasi Sh. C., ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.