Foto ilustruese

Peqin/ Plagosje dy ditë më parë, policia arreston 50 vjeçarin pasi nuk kallëzoi krimin dhe fshehu dvr-n e kamerave të biznesit të tij! Autori ende në kërkim

26 Tetor, 13:30| Përditesimi: 26 Tetor, 13:34

  • Share

PEQIN - Dy ditë më parë në Peqin ndodhi një plagosje me armë zjarri teksa një i ri qëlloi në këmbë një 41 vjeçar.

Ngjarja u dyshua për motive të dobëta, teksa 41 vjeçari Sh.C., shkoi në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa i riu 26 vjeçar A.T., u vu në kërkim nga policia.

Sot policia bën me dije se ka arritur të arrestojë një person i cili kishte dijeni pëër krimi por nuk kallëzoi.

Madje ky person S.Ll, 50 vjeç, arriti të heq dhe të fshehë dvr-n e kamerave të subjektit të tij që ndodhje pranë vendngjarjes ku ndodhi plagosje me armë në lagjen Xhami të Peqinit.

'Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen "Xhami", ku shtetasi A. T, 26 vjeç,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç, strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

- S. Ll., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale "Moskallëzimi i Krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi 50 vjeçari nuk kallëzuar për krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave të subjektit të tij, i cili ndodhej afër vendngjarjes.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".', njoftoi policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?