Elbasan- Manahasët e Elbasanit dalin sërish në skenë. Pas një hetimi disa javor policia arriti të zbulojë aktivitetin e paligjshëm të një 43-vjeçari, që në ambientet e disa bizneseve të tij buzë lumit Shkumbini në Peqin kishte fshehur armatime pa leje.
Imer Manahasa, nga Peqini u arrestua në flagrancë ndërsa agjentët e krimeve të Policisë së Elbasanit i sekuestruan një pistoletë, një armë gjahu me fishekë, një pushkë sportive, një predhë të vjetër, thika, kokainë dhe 2 traga automjeti false.
Armët dhe sendet e paligjshme u gjetën të fshehura në disa ambiente në pronësi të tij, një pikë inertesh, varrezë makinash dhe stallë bagëtish. Më tej, shërbimet e Policisë zbuluan se Manahasa kishte ndërtuar një objekt, pa leje ku u zbulua se kishte të punësuar persona të padeklaruar.
'Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një 43-vjeçar që posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) ku si rezultat kanë gjetur të fshehura: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informoi më 21 qershor 2024 policia e Elbasanit .
Bëhet fjalë për gurore dhe ndërtime të tjera në shërbim të saj.
Arrestimi i 43 vjeçarit Imer Manahasa u krye në kuadër të operacionit ‘Katërkëndëshi" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", "Punësimi i paligjshëm", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve"
Hetimi, thonë burimet, është i zgjeruar dhe po verifikohen persona të tjerë, pjesë e grupit kriminal. Për këtë rast, njofton zyrtarisht policia, kanë qenë disa të shoqëruar.
Imer Manahasa rezulton të jetë djali i Alber Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës,të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash,u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik 2020
Policia e Shtetit po vijon çdo ditë operacionet për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje. Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje.
“Policia e Shtetit po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje, një fenomen që mbetet gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut, një shpërfillje e rëndë ndaj ligjit dhe arrogancë e hapur ndaj shoqërisë sonë. Armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit”. - shkruan Balla.
Ministri Balla përgëzon operacionet e fundit të Policisë së Shtetit në Elbasan dhe Rinas të cilët arritën të sekuestrojnë armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe ndaluan poseduesit e tyre.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Elbasan dhe Rinas, për operacionet e fundit, duke sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, si dhe duke ndaluar poseduesit e tyre”, shkruan Balla.
Foto: Imer Manahasa
Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Imer Manahasës, i arrestuar sot në Peqin pasi iu gjetën armë dhe municione në biznesin e tij.
Imer Manahasa rezulton të jetë djali i Alber Manahasës, dhe vëllai i Seit Manahasës,të cilët më 28 korrik 2020 u arrestuan pasi në ambientet e biznesit të tyre, një servis makinash, u gjet arma me të cilin u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik 2020.
Vrasjen e Emiljano Ramazani e zbardhi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Vetë ky i fundit ishte ekzekutori i Ramazanit dhe Runajt në korrik 2020 me porosi të Erion Alibejt.
Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën 'Rramani', dyshohet se ndodhi për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.
burgu eshte edukimi me i mire per keta tipa
Përgjigju