Kronikë

Peqin, tërmeti dëmton 37 shtëpi, banorët apelojnë për ndihmë

14 Gusht 2018, 21:25| Përditesimi: 14 Gusht 2018, 21:34

  • Share

Tërmeti i rënë pak ditë më parë ka shkaktuar probleme edhe në fshatrat e rrethit të Peqinit. Në njesinë administrative, Sheze pjesë e bashkisë së qytetit të Peqinit, lekundjet kanë dëmtuar 37 shtëpi banimi të vjetra. Sipas banorëve, janë dëmtuar themelet e shtëpive, si dhe janë çarë muret. 

Përgjegjësi i njësisë administrative, Shefqet Tabaku thotë se tek shtëpitë e dëmtuara ka patur më tepër çarje të themeleve, ndërsa 4 prej tyre janë dëmtuar më rëndë dhe janë tërësisht të pabanueshme. Sipas tij, menjëherë është informuar këshilli bashkiak, i cili do të ngrejë grupin e punës për të evidentuar dëmet e shkaktuara.

Dëmi është theksuar më shumë në zonën e :Shezë e Madhe, Shezë e Vogël, të gjitha zonat e njësisë administrative pothuajse janë të prekura. Dosjen e çdo familje i kemi çuar në bashki për konfirmim të këshillit bashkiak. Presim një grup inxhinierësh që të vijnë të bëjnë verifikimin e familjarëve që janë prekur nga tërmeti.  

Shefqet Tabaku, përgjegjës i njësisë administrative Shezë 

Tashmë pas miratimit nga Këshilli Bashkiak i Peqinit, do të nisë evidentimi i të gjitha shtëpive të dëmtuara, jo vetem nga shtabi i emergjencave të bashkisë, por edhe nga prefektuara e Elbasanit. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?