Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

Peqin-Elbasan/Humb kontrollin e motoçikletës dhe del nga rruga, në gjendje të rëndë 55 vjeçari

2 Nëntor 2018, 18:24| Përditesimi: 2 Nëntor 2018, 18:31

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bradashesh , ku për pasoje ka mbetur i plagosur rëndë një 55-vjeçar. Policia bën të ditur drejtuesi i motorçikletës tip "Honda" rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka dalë nga rruga duke humburkontrollin e mjetit të tij dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë.  

Mësohet se 55 vjeçari i identifikuar është Fadil Kasa,  i cili menjëherë pas aksidentit është dërguar  në Spitalit e Elbasanit,dhe  ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Bradashesh, motorçikleta tip "Honda" me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi. I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidenti

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?