VIDEO/ Për 1 javë, gjobiten 30 mijë e 376 shoferë në gjithë vendin! 30 në pranga, pezullohen 74 leje drejtimi

25 Mars, 09:50| Përditesimi: 25 Mars, 10:08

  • Share

TIRANË- Për javën që lamë pas, në gjithë vendin janë gjobitur 30 mijë e 376 drejtues mjetesh. Shifrat bëhen publike nga Policia e Shtetit, ndërsa gjobat janë vendosur për një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, janë gjobitur në gjithë vendin 1512 shoferë që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe 6364 drejtues që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 189 km/h. 

Pjesa tjetër e gjobave, 22 500, janë vendosur për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, apo për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.    

Ndërkohë përgjatë 1 jave janë arrestuar 30 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 74 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KLODI: 25/03/2024 16:32

    Si ti marresh parate njerzve nga xhepi. 30,376x40eur= 1.1 Milion euro. Pse them si ti marresh parate, sepse tolerojne 1 muaj dalin 1 jave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?