Plot 92 të burgosur janë futur në izolim me periudha të ndryshme nga 3 deri në 1 muaj, brenda një afati 6 mujor, periudhë kjo që ka hyrë në fuqi ligji i posaçëm për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve. Në një përgjigje zyrtare kthyer redaksisë së “Shqiptarja.com”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se:”...gjatë vitit 2019 e në vijim janë vendosur në rrëgjim të mbikëqyrjes së veçantë 92 të burgosur, për secilin prej të cilëve është informuar menjëherë prokuroria dhe më tej është kryer kontrolli e konfirmimi nga gjykata...”. Por hyrja në fuqi e ligjit për izolimin e të dënuarve, nuk është diçka e re në sistemin e Drejtësisë Shqiptare. Kjo pasi qysh prej 16 prillit 1998, ka qenë në fuqi ligji nr.8328 ku qartëson saktë në nenin 55, ndëshkimit që merren nga drejtorët e burgjeve. Prej vitit 1998, rezulton se drejtorët e burgjeve nuk kanë marrë asnjë masë për izolimin e të dënuarve në regjime të posaçme, megjithëse ka pasur shumë e shumë raste, ku të dënuarit kanë futur armë, drogë, telefona e deri në konflikte fizike me të burgosurit. Neni 55 i këtij ligji thotë se “...i paraburgosuri dhe i dënuari mund të vendoset nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për një periudhë jo më të gjatë se 3 muaj, kur rrezikojnë sigurinë ose prishin rregullin në institucion, pengojnë veprimtaritë e të paraburgosurve dhe të dënuarve të tjerë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, përpiqen të detyrojnë të paraburgosurit dhe të dënuarit e tjerë që t’ju nënshtrohen ose të përfitojnë prej tyre. Të paraburgosurit dhe të dënuarit nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, me urdhër të drejtorit të institucionit, i kufizohet vetëm pjesëmarrja në veprimtaritë e përbashkëta ose ajrosja në grup. Në rast nevoje urgjente, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve urdhëron drejtpërdrejt për kalimin e përkohshëm të të paraburgosurit dhe të dënuarit në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë, duke vënë menjëherë në dijeni për këtë prokurorin, i cili brenda 24 orëve, i paraqet kërkesën gjykatës, e cila me vendim konfirmon ose anulon masën e përkohshme. Ndaj të paraburgosurit dhe të dënuarit, i cili gjatë regjimit të mbikëqyrjes së veçantë kryen shkelje të parashikuara në këtë nen, mund të shtyhet koha e regjimit deri në 3 muaj për çdo rast...”.
Rezulton se rregullat dhe kushtet për izolimin e të dënuarve, që hynë në fuqi në janar të 2019 nuk janë aspak të reja, pasi ato kanë qenë në fuqi qysh prej vitit 1998. Por çuditërisht për vite me radhë asnjë nga drejtorët e burgjeve, nuk ka zbatuar nenin 55 për izolimin e të dënuarve dhe paraburgosurve. Në përgjigjen e saj, Drejtoria e Burgjeve sqaron se:“...që me hyrjen në fuqi të ligjit Nr.8328, datë 16.4.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, deri në vitin 2019 nuk rezultojnë raste të përdorimit të këtij mekanizmi, neni 55 "Për vendosje në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë". Pra në total plot 20 vite që neni 55 ka qenë në fuqi, por çuditërisht askush nuk e ka zbatuar, edhe pse burgjet shpesh herë janë kthyer si konvikte nga të dënuarit, duke futur çdo send të paligjshëm në këto institucione. Ndërkohë në një tabelë raportohet gjendja e saktë e të dënuarve që janë futur në izolim në periudha të ndryshme kohore.
Janar 2019 Janar-Qershor 2020
1. 33 te burgosur me 3 muaj 1. 38 te burgosur me 3 muaj
2. 10 te burgosur me 2 muaj 2. 2 te burgosur me 2 muaj
3. 3 te burgosur me 1 muaj 3. 4 te burgosur me 1 muaj
4. 1 i burgosur me 45 dite 4. 1 i burgosur me 45 dite
Sipas Drejtorisë së Burgjeve aplikimi i praktikës së izolimit të dënuarve ka sjellë impakt të rëndësishëm në forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionin e burgimit, madje edhe në rehabilitim të të burgosurve ndaj të cilëve janë aplikuar këto masa. Por pavarësisht kësaj thotë drejtoria e Burgjeve, hasen sërish raste që të burgosur të caktuar, kryejnë shkelje të rënda e shumë të rënda gjatë vuajtjes së dënimit, e madje në disa raste natyra e shkeljeve të tyre ka edhe elementë të mirëfilltë të veprave penale, për shkak të të cilave vijon e përdoret ky mekanizëm.
Krimi fillon dhe mbaron ne burg!! Marshallet e SHBA jane forca qe siguron burgjet! Marshallet jane grada me e larte hierarkike e agjencive te zbatimit te ligjit qe kane mision rendin dhe sigurine publike. E kunderta tek ne, gjithmone ne burgje kane drejtuar te perjashtuar nga POlicia e Shtetit per paaftesi ose korrupsion! S Shteti leshit qe kemi zhurmon provimet e matrures dhe nuk zhurmon burgjet nga ku drejtohet trafiku dhe vrasje e kundershtareve.
Përgjigju