Ka një debat këto ditë lidhur me një shpërblim që policia ka dhënë për ata që japin informacion për autorët e sulmit me armë ndaj televizionit “Top Channel”. Vetëm 24 orë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shtetit njoftoi se vendoste në dispozicion të atyre që japin informacion për autorët shumën 100 mijë euro duke ruajtur edhe anonimatin.
Kam lexuar lloj-lloj opinionesh që nga gazetarë e politikanë e deri te ekspertë të facebook-ut. Një pjesë habiten dhe një pjesë “i bien tavolinës” se kjo shumë është e ekzagjeruar. Së pari, dua të them se kjo mënyrë është procedura më normale që policia shqiptare dhe çdo polici në botë kryen për ngjarje që i çmon që duhet të japë shpërblim për të shkuar te autori, sepse janë një magnet pothuajse i sigurt dhe i efektshëm.
Për informacion, policia ka dhënë shpërblime dhe në kohën më të keqe financiare të vendit dhe kur financat kanë qenë në prag të kolapsit. Dhe bëhet fjalë për shuma edhe më të mëdha se kaq. Shuma më e madhe që policia kë vë në dispozion deri tani rezulton të jetë për vrasjen e ish-kryetarit të parë të PD-së dhe deputetit Azem Hajdari të vrarë më 12 shtator 1998. Për ata që jepnin informacion policia vuri në dispozicion 250 mijë dollarë dhe e veçanta është se kjo shumë është marrë.
Pra, me fjalë të tjera qytetarë anonimë kanë dhënë informacionin e duhur që ka sjellë identifikimin, arrestimin dhe më pas dënimin e autorëve. Së dyti, kjo nuk është e vetmja ngjarje që janë vënë në dispozicion shuma të konsiderushme parash por edhe që janë marrë nga informatorët që kanë goditur në shenjë.
Ajo që duhet të kërkojmë në kësi rastesh është transparenca e brendshme që duhet të bëjnë instancat e policisë se kush i mori këto para dhe a u dhanë në destinacionin e duhur këto para. Dhe më e rëndësishmja fare, a u ruajt anonimati? Ndërkohë, lidhur me ngjarjen e “Top Channel” tregon se vënia na dispozicion të kësaj shume është sinjal që së pari policia nuk ka informacione se kush janë autorët dhe e dyta që jepet një mundësi që ata që kanë dijeni të japin informacion dhe të marrin paratë.
Për ironi apo rastësi, shuma në fjalë është po aq sa shuma që pritet të marrë fituesi i “Big Brother”. Uroj që autorët të gjenden sa më shpejtë. Qoftë falë edhe dhenies së informacioneve duke marrë 100 mijë euro./ Fjala.al
Shpërblimet, në shumicën e rasteve, merren nga policët vetë, duke ndërtuar skema fiktive pasi kanë shtënë në dorë informacionin nga rrugë të tjera! Kjo vlen edhe për rastin e zotit Hajdari...
Përgjigju