Mediat britanike kanë zbuluar një rrejt trafikantësh të qenieve njerëzore që reklamojnë në rrjetin social "Tik Tok" shërbimet e tyre për të transportuar emigrantët përmes Kanalit Anglez, kundrejt shumave prej që varjojnë nga 4000 deri në 5500 paund. Video të shumta të zbuluara nga investigimi i "GB News", tregojnë se si emigrantë ngjishen në varkat e vogla e të veshur me jelek shpëtimi', teksa personat që i kanë marrë paratë mburren me nisjen e tyre. Trafikantët thonë nëpër videot e publikuara se ata i sigurojnë udhëtimin në destinacione, si në Franë e Angli.
Për shembull, ndër videot e shumta të postuara në internet shkruhej:
“Sot kaluam tre gomone me 60 persona nga Dunkerque, nesër nga ana tjetër.5,500 £ në rrugë, ne jemi grupi më i fortë në Francë." , ndërsa në një postim të ngjashëm thuhej:
“Ne kemi një rrugë çdo ditë deri në fund të korrikut. Ne jemi grupi më i mirë në Francë për të kaluar njerëzit. Çmimi është 5000 £, DM për itinerarin tjetër.”
“Vetëm për 4000 £, çfarë po pret? Niseni sot, neser, kontaktoni ne DM. Linja e drejtpërdrejtë çdo ditë Francë - Angli në orën katër.", thuhej në një tjetër video.
Videot e TikTok-ut vijnë pasi 696 persona kaluan Kanalin me varka të vogla të hënën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.
Lidhur me 'rekalimin' e kësaj veprimtarie të paligjshme është kontaktuar një zëdhënës i TikTok-ut i cili tha:
“Politikat tona thonë se për të parandaluar përfshirjen e përdoruesve në aktivitete kërcënuese për jetën ose shfrytëzimin nga të tjerët, përmbajtjet që përshkruajnë, promovojnë, koordinojnë ose lehtësojnë kontrabandën njerëzore nuk lejohen në TikTok. Unë jam duke shqyrtuar përmbajtjen me mbështetjen përkatëse gjuhësore, llogaritë e shënuara ka të ngjarë të ndalohen sipas politikës së përmendur më lart.", tha ai.
TikTok ka ndaluar tashmë katër nga llogaritë e gjetura të trafikantëve nga "GB News".
/FATO/,<<fukarenjte>> nuk qenkan dhe kaq fukarenj,perderisa jane gati te paguajne 5000 paund per nje udhetim te pasigurte,qe ne fund dhe mund te kapen dhe te riatdhesohen menjehere dhe sikur te mos mjaftonte kjo,<<fukarenjte>> nuk sillen si te tille kur arrijne ne destinacion,kane naze per llojin e punes.Shumica preferojne shtepite e barit dhe vetem kur dalin para gjykatesit,kendojne te gjithe te njejten kenge:<<Kam borxhe,jam i varfer,jam ne hasmeri,duan te me vrasin,desha te punoja ne ndertim,ose lavazh,etj>> dhe cuditerisht te vetmen pune qe gjejne,ose bejne jane kultivimi i kanabisit dhe shitja e shperndarja e ndonje droge me te forte!!!
PërgjigjuAta jane heronj qe ndihmojne fukarane. Rama sa me pare ate ligjin per parate se gjynaf cunat....
PërgjigjuShqiptaret po "qelbin" Angline e Francen ne kerkojme rregull e disipline me gomonet ketu. NE QOFTE SE KY TRAFIK DO NDODHTE KETU NE SHQIPERI DO CAHESHIN MEDIAT E RR SOCIALE NGA QYQTARET E FEJSBUKUT.
Përgjigjui pash edhe une keto hahhahahhaha ca behet, e nxjerr ne tik-tok trafikimin se di dmth? ose jane njerez pa 1 vide ne tru o se di, ik ore SA ME TE FSHEHTE ben video debili se di dmth
PërgjigjuCmenduri per 10 000€ apo sa hargjohen per krejt rrugen me mir me i investoj ne Shqiperi!
Përgjigju