Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një videoje në rrjetin e tij social Facebook, ka ironizuar qeverinë lidhur me pagat shqiptare që sipas tij janë më të ulëtat në rajon.
“Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë.”, shprehet Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kemi lajme të shumë të mira për… boshnjakët! Paga e tyre mesatare është 780 Euro! Në Shqipëri paga mesatare është 424 Euro. Paga më e ulët në rajon! Për 8 vjet Rama nuk bëri asgjë. Asgjë, përveçse dështoi në çdo drejtim. Është koha për punë. Është koha të ndryshojmë. Koha për paga më të mira. Për qeverisje më të mirë. Koha për Partinë Demokratike. Koha që Shqipëria të fitojë.
po do ti gresh ti ekonomin me Saliune 50 vjete ne politike ike genje ndonje tjeter
Përgjigju