Periferi

Për ata që nuk shohin kurrë asgjë, as sot, ashtu si me 21 janar 2011

21 Janar 2022, 14:10| Përditesimi: 22 Janar 2022, 10:24

  • Share

Ashtu siç thonë përditë sot, e përsërisin dhe ripërsërisin se duan prova nga SHBA për korrupsionin dhe dëmtimin e demokracisë nga ana e Sali Berishës, në të njëjtën mënyrë, me 21 janar 2011 nuk panë asgjë. Disa bashkëatdhetarë, për fat të keq me pozicione të rëndësishme elitare në shoqërinë shqiptare të kohëve të sotme, luajnë mirë fijet e manipulimeve me të vërtetën dhe me të vërtetat sa herë që ndodhin në Shqipëri.

Vazhdon të mendohet se News24 bëri scoop-in që transmetoi pamjet e vrasjeve në bulevardin Dëshmorët e Kombit atë 21 janar 2011, kur pamjet e vrasjeve i kishin të gjitha mediat e kohës dhe i panë të gjithë. Pas orës 23.00, (tepër vonë gjithësesi me orët  që iknin dhe që po i jepnin kohë autorëve të fshihnin gjurmët e krimit) thjeshtë News24 vendosi të transmetojë atë që ishte parë dhe riparë gjatë gjithë ditës si për të thënë: Nuk jemi të gjithë tmerrësisht të verbër.  Ato pamje, me të shtënat që dinlin nga dritaret e kryeministrisë, u filmuan nga të gjithë kameramanët dhe fotoreporterët e kohës, të cilëve kolegë, protestues iu vranë e plagosën në krah, para syve ndërsa qëllohej në një moment me pabesi, kur mendohej se çdo gjë kishte përfunduar. Fotoreporterë dhe kameramanë nxjerrin sot nga arkivi lloj lloj fotosh, ndërsa mungonte çdo gjë atë 21 janar, pasi çfarë ndodhi në të vërtetë “nuk e pa njeri”.

Në momente të caktuara historike mungon guximi për ta parë në sy e për ta thënë të vërtetën, lerë pastaj për ta gjykuar. Kërkohet sot llogari se përse nuk ka ende drejtësi me 21 janarin e përgjakshëm 2011, kur shumë prej nesh kthejnë kokën nga ana tjetër sa herë ndodh një padrejtësi që përditë ndodhin. Duke vazhduar ende t’u lëmë hapsirë njerëzve që bëjnë krime, por edhe atyre që e kanë kthyer në aftësi nga një përvojë tashmë disa dhjetëra vjeçare, për t’i manipuluar dhe transformuar. Në vendin që duam dhe ku jetojmë do të ketë drejtësi, kur këtë dëshirë dhe të drejtë fisnike të jemi shumica që në të vërtetë e duam. Deri më tani, përditë dëshmojmë të kundërtën.

a.m.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 21/01/2022 14:58

    Nuk eshte puna se nuk shohin e degjojn. Ska nevoj a u prishen provat apo jo prova eshte e gjall. U vran 4 njerez ne mes te dites me duar ne xhepa,nderkoh qe themi akoma pas 11 vjetesh ska asnje te denuar dhe me sa duket as do te kemi ndonjeher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?