Për ata që pyesin pse NATO nuk ndërhyn ushtarakisht në Ukrainë dhe parashikimi i tmerrshëm i një lufte bërthamore

7 Mars 2022, 19:06| Përditesimi: 7 Mars 2022, 19:07

  • Share

Ka shumë që kërkojnë t’i japin shpjegim luftës, ndërsa më naivët pyesin se përse SHBA dhe NATO nuk ndërhyjnë ushtarakisht në Ukrainë.

Intensifikimi i konfliktit në Ukrainë, me synimin e Rusisë për të “mbyllur operacionet e saj ushtarake”,  ngre disa skenarë shqetësues të luftës që është ndezur në zemër të Evropës.

Kemi dëgjuar, më shpesh gjatë ditëve të fundit, se një luftë e mundshme bërthamore do të ishte shkatërruese për të gjithë njerëzimin. Por ndoshta nuk i kuptojmë vërtet pasojat katastrofike që mund të sjellë një konflikt i armatosur i përmasave botërore.

Mbi nëntëdhjetë milionë njerëz do të humbnin jetën brenda disa orësh dhe me qindra mijëra të plagosur do të kërkonin ndihmë nëpër spitale, nëse Rusia do të përplasej ushtarakisht me NATO-n. Apokalips! Ky është, në fakt, parashikimi i tmerrshëm i bërë nga programi i Shkencës dhe Sigurisë Globale (SGS) i Universitetit Princeton në Nju Xhersi – një nga institutet më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara dhe në botë – pas simulimit të një sulmi të mundshëm bërthamor.

Hulumtimi daton dy vite më parë, por mediat amerikane e risollën këto ditë nga makthi i një konflikti atomik mds dy superfuqive ushtarake, që është rikthyer në botë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Simulimi, i quajtur “Plani A”, përcakton se si mund të kishte filluar një luftë bërthamore, ku mund të ishin vendosur armët dhe sa të mëdha do të ishin pasojat e shkatërrimit në botë.

Rezultati që del nga hulumtimi është shqetësues. Nëse edhe një e vetme “e shtënë paralajmëruese” e një arme atomike do të shkrepej nga Rusia në ndonjë bazë ushtarake të NATO-s ose SHBA-së, sipas Princeton, 90 milionë njerëz do të vdisnin ose do të plagoseshin rëndë brenda disa orësh.

Simulimi gjithashtu e ndan konfliktin në tre faza. E para do të shihte Rusinë duke u përpjekur që të shkatërrojë bazat e NATO-s në të gjithë Evropën përmes përdorimit të 300 armëve bërthamore, ndërsa Aleanca Atlantike do të përgjigjej me 180 të sajat, me 2.6 milionë të vdekur brenda tre orëve të para.

Faza tjetër, “Plani i Kundërforcës” do të shihte shumicën e forcave ushtarake evropiane të shkatërruara, me Shtetet e Bashkuara të detyruara më pas të dërgonin 600 raketa kundër Rusisë dhe të shkaktonin rreth 3.4 milionë vdekje në vetëm 45 minuta. Së fundi, faza e tretë, “Plani kundërvlerës” me 30 qytete dhe qendrat ekonomike më të populluara të goditura nga pesë deri në dhjetë  raketa atomike secila. Në një rast të tillë numri i të vdekurve rritet në mënyrë të frikshme; 85.3 milionë të vdekur në vetëm 45 minuta.

Ky është rreziku i real për njerëzimin në rast të shpërthimit të një lufte tjetër botërore. Në histori ka vetëm një rast të përdorimit të armëve bërthamore. SHBA lëshoi dy armë nukleare ndaj qyteteve japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, më 6 dhe 9 Gusht 1945, duke i dhënë fund Luftës së II Botërore çka solli kapitullimin e fashizmit.

Dy bombat atomike vranë mbi 220 mijë njerëz, shumica civilë. Ato mbeten të vetmet raste të përdorimit të armëve bërthamore në një konflikt të armatosur, në botë. Në ditët e sotme armët bërthamore besohet se janë zhvilluar nga vendet që i zotërojnë ato me një fuqi shfarosëse prej disa dhjetëra ose qindra herë, krahasuar me ato që i dhanë fund Luftës së II Botërore.

“Nuk e di me çfarë armësh do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katërt Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë” ka thënë Albert Ajshtajn, fizikanti që shpiku formulën për zhvillimin e armëve atomike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dropulliti Shqipfoles: 07/03/2022 21:31

    Keto rraketat mbase bejne qe te ngrefet ndonje mrekulli ne mendjen greke te hiresise se tij bartolemeu. Shyqyr qe ne Dropullitet Shqipfoles, propagantiste dhe trushpelare i kemi ato gjerat cikindrike prej gome qe mbajme nen krevat per naten vone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?