Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetët e Partisë Demokratike

Opinion

Për ata që tallen me ndjenjat kombëtare

29 Nëntor 2021, 13:14| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 13:16

  • Share

Festat e 28 dhe 29 Nëntorit, ka mbi 30 vjet,që janë bërë shkak i talljes së qëllimshme që yshten nga persona që kanë patur dhe kanë akoma agoni pushteti. Gjëja e parë që Partia Demokratike bëri sapo erdhi në pushtet, ishte (një paradoks i paparë) ndryshimi i datës së çlirimit të vendit. Askush prej tyre, as kishte qenë dhe as kishte shfletuar materiale arkivore, se kur ishte çliruar vendi nga “gjermani i fundit”. Asnjë prej tyre nuk dinte fakte, dhe nuk kishte lexuar dokumentacion të kohës, që fliste mbi ato ngjarje të mëdha, që do të ishin simbolika e atdheut. Të errur nga urrejtja dhe mungesa e gjykimit, Sali Berisha dhe shpura që e ndiqte si e çmendur, vendosën që pa kaluar muajin në pushtet, të ndryshonin datën e çlirimit, por dhe data të tjera.

Dikush ka 30 vjet që tallet me demokracinë, tallet me fatet e vendit, luan kumar me ndjenjat kombëtare, me gjakun e dëshmorëve, dhe përdhos simbolikat. Sali Berisha ka 3 dekada që mohon luftën (madje dhe pushtimin), mohon të rënët, mohon sakrificat e atyre qindra dhe mijëra djemve dhe vajzave që u bashkuan nën flamurin dhe idealin e çlirimit të vendit, dhe fituan.Klasa politike e ndarë në dy pjesë, në ata që përkrahin ndryshimin e datave të festave tona kombëtare, dhe në ata që nuk e pranojnë ndryshimin e tyre, mbetet shkaktare e një situate absurde. Sali Berisha, arriti që me shumicë votash, qysh në 1992, të ndryshojë paradoksalisht dhe për asnjë arsye thelbësore, datën e çlirimit të vendit. Ai ka futur “duart” në ndjenjat tona kombëtare, ka nxitur qysh në fillim ndasitë mes fituesve dhe humbësve, ka mohuar luftën çlirimtare dhe ka përkrahur idenë e “luftës civile”.

Madje ka arritur deri atje, sa që me bixhukët e tij, të mohojë të vrarët, të ndryshojë dhe sajojë “heronj” kotecesh, duke i veshur ata me himne dhe lavdi fallco.Kjo situatë ka mbajtur të papajtuar prej 30 vitesh partizanin dhe ballistin, veteranin dhe bashkëpunëtorin e zaptuesit, dhe ka futur përçarjen mes shqiptarëve.Dikush vazhdon të tallet me ndjenjat dhe zemrat e shqiptarëve, madje më keq akoma,me imazhin  dhe vendin që historia i ka rezervuar me të drejtë Shqipërisë si “anëtare e denjë e Boshtit Antifashist gjatë Luftës Dytë Botërore”. Ajo nuk ishte meritë e askujt, veçse e popullit shqiptar dhe atyre që drejtuan luftën e tij çlirimtare nga dita e pushtimit, deri në 29 Nëntor 1944. Vlerat dhe kontributet e asaj lufte gjakatare  dhe çlirimtare, nuk mund ti zhbëjë, një parti e mbushur me ish-komunistë të konvertuar, që mbi çdo interes kombëtar, kanë vënë interesin e xhepit të tyre. Gjuha e “nepërkës” që nuk pushon për 30 vjet, nuk ka arritur të zhbëjë historinë e lavdishme të asaj epopeje që u shkrua me gjakun e djemve dhe vajzave më të mira të këtij vendi.

Përkulja dhe kurorat e vendosura tek monumenti “Nënë Shqipëri”, nuk mund të fshijnë hipokrizinë  dhe dashakeqësinë, e atyre që vazhdojnë të tallen dhe të mohojnë luftën, dhe nderojnë kriminelët e saj si “heronj të demokracisë”. Si në asnjë vend tjetër të Europës, dordolecët e “ndryshimeve demokratike” dhe “përmbysësit e sistemit komunist”, janë sot promotorë të një fushate denigruese të vlerave të luftës çlirimtare, madje mohojnë edhe vendin e nderuar që Shqipëria zë në boshtin e Luftës së Dytë Botërore. Misioni i tyre dihet, dhe ka qenë i paracaktuar dhe paravendosur në bodrumet e ambasadës “mike”, pak ditë para zgjedhjeve të 22 Marsit 1992. Dhe e vërteta është, se veç diskreditimit publik dhe një thesi me para që e ruajnë për “ditën e kjametit”, ata mercenarë  kolltuqesh, kanë sot përçmimin e shumicës së shqiptarëve, që janë të vendosur përjetësisht të nderojnë heronjtë dhe festat kombëtare.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DELIRABT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/11/2021 15:13

    Salhe wc është armiku më i tërbuar i kombit Shqiptar. Ky maskara kriminel hajdut salheu i bëri 500 të zeza kombit Shqiptar. Po Shqipria ka fa5 shum të madh që ka Amerikën që e mbron. Se po mos të ishte Amerika qeni salhe do ta kishte shit Shqiprin siç shiti detin. Rroft USA në jet të jetve. Rroft Shqipria e kombi Shqiptar.

    Përgjigju
    • Bureto: 29/11/2021 19:48

      Nuk eshte tamam ashtu si ç'shkruan gazetari. Q debati per 28 apo 29 nentor dita e clirimit eshte arbitrar i bere vetem nen vullnetin e Berishes. Mesa di une, eshte bere nje diskutim i gjere ne ate kohe ku u perfshine historiane e akademike dhe me nje VKM ne mos me nje vendim parlamenti u vendos data 28 nentor si dita e çlirimit. Njejte me ate qe ka deklaruar dhe "komnadanti"per kete. Historiania, prof. dr. Valentina Duka, vë në dispozicion një sërë dokumentesh të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit. Dokumentet që na sjell në vëmendje historiania, flasin shumë. Nisi si një propozim “naiv”, për të festuar si Ditën e Pavarësisë, ashtu edhe të Çlirimit. Kjo duket qartë në një mbledhje të 9 nëntorit 1945, ku askush nuk e dyshonte datën 28 nëntor, por me propozim të Ramadan Çitakut, sipas të cilit meqë Shqipëria ishte gdhirë e lirë në datën 29 nëntor, të shpallej ajo dita e festës, u hodh në votë dhe u miratua. “Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e Çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”, kështu është shprehur Enver Hoxha në fjalimin e tij triumfues të çlirimit të Shqipërisë. Ishte 28 nëntor 1944 dhe Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare i dedikohej kësaj dite të madhe me titull “Populli shqiptar feston ditën e 28 nëntorit”, ku në të ndër të tjera, thuhet se: “Festa e Flamurit këtë vit ka një ndryshim rrënjësor nga ajo e vitit 1912. Sot e festojmë këtë ditë me një Shqipëri të Lirë me të vërtetë: pa tregtarë të politikës me një Ushtëri t’onë lavdiplote, që është një forcë sigurimi për ta ruajtur në çdo kohë këtë independencë. Populli shqiptar e feston këtë ditë i lumtur se e sheh vehten e tij të bashkuar, të fortë e t’organizuar, me një font të përbashkët NacionalÇlirimtar, me një Qeveri të tij Demokratike, frut i përpjekjeve dhe i luftërave të përgjakshme kundëra okupatorëve të fortë e barbarë dhe të gjithë tradhëtarëve të Atdheut, që me çdo mënyrë u munduan ta përçanin dhe ta bënin vegël të dëshirave të tyre”. Në të njëjtin numër botohet në vijim fjala e “GjeneralKolonel”, Enver Hoxhës, i cili thekson më tej rëndësinë e datës 28 nëntor, e cila përkon me pavarësinë e vendit. Në këtë shkrim të gjatë veçojmë: “Pas kaq luftërash heroike kundër fashizmit, flamuri i kuq i Vlorës i lyer me gjakun e heronjve të popullit të rënë në këtë luftë antifashiste valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së Lirë… Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit dhe e bashkimit të popullit shqiptar”. Në vitet e para të pasçlirimit nuk diskutohej nëse ishte 28 apo 29 dita e çlirimit, por nëse do të festohej Dita e Çlirimit të Tiranës, si kryeqytet i vendit apo ajo e Shkodrës Pra, debati zhvillohej mes datave 17 dhe 28 nëntor. Për procesverbalin e diskutimit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar (Mbledhja 14, Seanca 1/ AQSH: F. 498, viti 1945, D. 108) Në seancën e pestë të mbledhjes së 14-ë të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, mbajtur në 9 nëntor 1945, në rendin e ditës parashikohej diskutimi mbi projektligjin “mbi të kremtet zyrtare”. Ndër diskutantët u hodh edhe ideja e kremtimit të kësaj dite, në 9 Maj, e cila njihet edhe si Dita Europiane e fitores ndaj nazi-fashizmit, por nuk u ra dakord. Bedri Spahiu propozoi që data 28 nëntor të festohej edhe si dita e Pavarësisë edhe si dita e Çlirimit. Ai u shpreh se: “Dita e 28 Nëntorit koincidoi me çlirimin e Shqipërisë, d.m.th, me rënien e Shkodrës, prandaj proponoj që emërtimi i festës së 28 Nëntorit të bëhet ‘Ditë e Indipendencës dhe e çlirimit të Shqipërisë'”. Propozimi u hodh në votë, por nuk u pranua. Më tej në fjalën e tij, Ramadan Çitaku u shpreh: “Është harruar të vihet dita e Çlirimit të Shqipërisë. Me sa di unë, pas mesnatës së 28 Nëntorit 1944, armiku qe çdukur nga e gjithë Shqipëria, d.m.th., dita e 29 Nëntorit u gdhi duke qenë Shqipnija e çliruar. Prandaj proponoj që dita e 29 Nëntorit të shtohet në ditën e festive kombëtare Ky propozim gjeti mbështetje në shumë prej pjesëmarrësve në atë mbledhje. Pra brenda një mbledhjeje të vetme, gjatë diskutimit të të kremteve kombëtare, vjen edhe ndryshimi, dmth dita e çlirimit u vendos me votim (!) ne nje mbledhje, dhe jo si rezultat i faktit historic, debat i cili në vitet post diktature, ka degraduar në një komedi. Keshtu debati nuk ka te beje fare me titullin e shkrimit "Per ata qe tallen me ndjenjat kombetare"!!!! Politika nepermjet nje vullneti te perbashket, referuar gjithe mendimeve dhe dokumentave pro dhe kunder duhet te vendosin per ta ndaluar realisht kete komedi. Pra ata qe tallen (une se quaj keshtu, te dy palet luftojne qe edhe nepermjet kesaj date te vjelin vota), ne te vertete jane te dy partite politike, q per 30 e kusur vjet, dominojne jeten politike në vend.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?