Për ata që thonë, 'Po mirë, as Italinë nuk mundëm dot….'

17 Qershor, 14:08| Përditesimi: 17 Qershor, 14:10

  • Share

Ka një zhgënjim të çuditshëm, pas humbjes së Shqipërisë me Italinë.

Politikanë, analistë, madje dhe filozofë, për të mos përmendur tifozët, i janë futur prej dy ditësh një debati të paimagjinueshëm për një logjikë normale, për të shpjeguar habinë pse ne nuk arritëm dot të fitonim përballë Italisë, duke e konsideruar këtë të fundit një ekip të dobët.

Për ta, është e pashpjegueshme përse ne nuk arritëm dot të fitonim, sepse Italia qenka në gjëndjen e saj më të keqe, ndërsa Shqipëria është në kulmin e saj.

Tani nuk po ndalehm tek fakti që këta e “harrojnë” se Italia është kampionia në fuqi e Europës, as që është katër herë kampione bote, as që ka një emër dhe një futboll, që është e pakonceptueshme të krahasohen me Shqipërinë.

Po marrim vetëm formacionet që zbritën në fushën e lojës.

Shqipëria kishte portier Strakoshën, që nuk luan prej dy vitesh.

Italia kishte Donarumën, titullar tek PSG dhe i konsideruar një prej tre portierëve më të mirë në botë.

Në krah të djathtë ne kishim Hysajn, që luan me pikatore tek Lacio, ata Di Lorencon, një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, që i zuri vendin pikërisht Hysajt tek Napoli.

Në qendër ne kishim Ajetin, që ca kohë për pak e la futbollin, dhe Gjimshitin, i vetmi që kund të krahasohet me italianët, ata kishin Bastonin, një prej mbrojtësve më të mirë në botë, dhe Calafiorin, një prej të rinjve më të talentuar në Itali, kartoni i të cilit kushton 50 milion euro.

Në të majtë ne kishim Mitajn, që luan në një kampionat modest si ai rus, ata kishin Di Markon, kampion italie me Interin dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij.

Në qendër të mesfushës ne kishin Asllanin, që rri në stol tek Interin, ata kishin Barellan, titullar i padiskutueshëm tek Inter dhe një prej më të mirëve në botë.

Ne kishim Ramadanin, që luan tek Leçe, ata Fratezin që luan tek Interin, apo Zhorzhinjon, që luan tek Arsenali.

Në sulm, ne kishim Armando Brojën, që ka dy vite që s’luan, ata Skamakën, që fitori Europa League me Atalantan si protagonist.

Ne kishim Asanin, që nuk luan dot titullar as në Korenë e Jugut, ata kishin Kiezan, titullar tek Juventus dhe një prej më të mirëve në botë në rolin e tij, teksa kampionatin e fundit ishte udhëheqësi i Italisë për të fituar kampionatin.

Ne kishim Seferin, që luan në Arabi, ata kishin Pelegrinin, kapitenin e Romës.

Dhe në fund, në stol ne kishim Silvinjon, që ka qenë ndihmës kudo, ata kishin Luçiano Spaletin, kampion Italie me Napolin.

Atëherë si do të fitonim ne përballë kësaj Italie, që paskan mbetur të shastisur këta analistat e futbollit?  

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luka: 17/06/2024 18:16

    Fiks fare!

    Përgjigju
  • albfire: 17/06/2024 17:53

    Nese nisemin nga analiza qe po beni, nuk e kuptoj pse u futem ne fushen e lojes per te luajtur kur ata i kishin te gjitha. Te kishim ndenjur ne shtepi dhe ta shihnin Evropianin nga televizori. Ky krahasim qe beni, nuk ka vlere pasi ne fushen e lojes te dyja skuadrat vendosen nga 11 profesioniste ne rolet te tyre. Se dyti, nuk besoj se njerezit dhe "gjithologet", qe i quani ju, kishin probelm humbjen. Problemi eshte se per pothuajse 79 minuta, shumica e lojtareve te kombetares sone rrinin si hunj para zones sone. Asnje lloj grinte dhe asnje lloj perpjekje deri ne minuten e 80 kur me ne fund u zgjuan dhe luajten 15 minutat e fundit ku krijuan edhe dy raste. Nuk po merrem me individe te caktuar por e gjithe skuadra dukej sikur nje humbje 2-1 ishte rezultat historik dhe u kenaqem pa bere asnje lloj perpjekje. Ky ishte zhgenjimi me i madh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?