Te gjithe keta (me Berishen ne krye) qe aludojne pa asnje prove ose indicio emrin e biznesmenit serb Bogoljub Kariç si te lidhur me Projektin e Portit te Durresit; ne fakt jane duke krijuar alibi gratis dhe duke ndihmuar pronaret e fshehur te ketij projekti; te cilet mund te mos kene asnje lidhje me serbin e famshem.
Eshte gafe logjike te besh lidhje mes Bjellorusise dhe Durresit vetem pse Al-Alabaari paska bashkepunuar dikur me koorporaten e vellezerve Kariç, sepse Al-Alabaar ka zhvilluar projekte dhe me CIA-n dhe me koorporata amerikane dhe me oligarke ruse, franceze e australiane etj etj.
Madje ai ka partneritet dhe me egjiptiane, me te birin e Hosni Mubarakut, i cili flitet se posedon kapitale te rendesishme gati per investim.
Ne Tirane nuk ka asnje gjurme te pronareve te vertete te ketij projekti; e vetmja gjurme ne QKB ne regjistrin e pronareve indirekte eshte numri "355663" i regjistruar si numri i kompanise se origjines se Al-Alabaarit.
Ky numer, ne dukje, perkon me numrin e kompanise "offshore" "Camacrisa Holdings LTD", nje entitet offshore dhe i panjohur i Ishujve Virgjine te Britanise.
Pertej kesaj te dhene çdo gje tjeter eshte erresire.
Nuk ekziston asnje indicio qe lidh Bogoljub Kariçin me kete projekt dhe spekulimi qe ka bere sot Berisha; perveçse eshte alibi e gatshme per pronaret e vertete te ketij projekti, eshte njeheresh dhe tregues esencial i impotences se opozites, e cila flet perralla dhe permend emra badjava, duke mos ditur asnje gje per pronesine e kompanive offshore, por e njejta opozite ama nuk pipetin per kontrata korruptive koncensionare te lidhura ne Tirane, me perfitues krejt te identifikueshem dhe te qarte.
D.m.th keta qe nuk pipetijne dot emrat e mikro-biznesmeneve te Tiranes, keta po denoncokan tigrat e biznesit nderkombetar?
Nejse; mendoj se Rama duhet t'iu falenderoje sepse i keni bere sherbim kolosal duke krijuar tymnaja me emra fiktive dhe legjenda urbane, duke ndihmuar partneret e vertete te Rames te rrine te qete ne prapaskene.