'Për çfarë duhet qeveria teknike?', deputeti i mazhorancës bën ironi me PD-në: Madje do kërkojnë që votat e tyre të numërohen 2 herë që të na rivalizojnë

19 Shtator, 19:28| Përditesimi: 19 Shtator, 20:48

  • Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj foli në lidhje Skype për Arbër Hitajn në ‘Studio Live’. Metaj komentoi vendimin e Ramës për ata deputetë që kanë më shumë se një mandat të kandidojnë në listat e pasigurta.

'Ajo që ka deklaruar kryeministri është me këmbë në tokë. Është një situatë e prekshme për PS në besimin që i merr shqiptarëve që Shqipëria të integrohet në familjen europiane. Jo thjesht premtim apo fjalë të bukura, PS e ka treguar se nuk funksionon me fushate elektorale. E ka kohën për punë të përditshme duke qenë pranë njerëzve. Ajo çka ka thënë kryeministri, është objektivi ynë në 2025.'

Sa i përket akuzave të opozitës se PS vjedh zgjedhjet, Metaj shprehet se nuk është koha për tu marrë me qarjet e opozitës për humbjet.

'Pastaj akuzat, budallai hedh një gurë në lumë, nuk kemi kohë për të humbur, opozita është e përgatitur në qarjen e koordinuar. Më vjen keq që opozita ndodhet në këtë gjendje katastrofike. Populli shqiptar ka zgjedhur besimin ndaj një force politike për punët e mëdha që në presin përpara. Nuk ka një forcë tjetër në Shqipëri në cilësinë e kryerjes së këtyre reformave, ka rëndësi për atë që e pret Shqipërinë në të ardhmen europiane.'

Më tej ai bën ironi me kërkesat e PD, që do kërkoj që votat e saj të numërohen nga dy herë për të konkurruar me PS.

'Them që në këtë vazhdë pres të mos futen në zgjedhje nëse PS nuk pranon që një votë për opozitën të numërohet dy vota. Që të ketë rivalitet mes PD dhe PS. Është diçka që nuk thuhet, flitet mbi fakte dhe vepra. PS është forca që vjen me një bilanc punimesh dhe reformash konkrete. Në kohën e lirë barcaleta le të merren me ishujt opozitare të PD. Në kohën serioze marrëdhënia e tyre është me PS.'

Sa i përket qeverisjes teknike, Metaj e sheh të panevojshme dhe si një alibi të PD dhe Berishës për humbjen e radhës.

'Mund të tregojmë barcaleta, por qeveri teknike pse. Këto qeveri teknike për çfarë janë, për hobi, për të kaluar kohën. Për të gjetur alibi për humbjen opozitare. E kanë provuar në fakt edhe me qeveri teknike, pastaj pas zgjedhjeve kërkuan alibi të tjera. Thjesht bëhen më qesharak, vlerësimin për zgjedhjet e bëjnë  dhe OSBE/ODIHR. Zgjedhjet kanë qenë më të mirat nga viti në vit, pavarësisht probleme teknike.'

Lidhur me kandidimin e tij në Vlorë, ai shprehet se PS ka bërë investime të mëdha në Vlorë.

'Objektiva për Vlorën do të jenë më të larta se në 2021. Punët e PS në Vlorë janë shumë më të larta. Japin ekonomi çdo vlonjati dhe duhet të ketë feedback në vota. Rruga e një ekonomie për një të ardhme në qytetin e Vlorës. E vetmja mundësi që të rritet besimi për PS. Shqiptarët dinë të vlerësojnë punën dhe jo gunën, prandaj kërkojmë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës. Jam i gatshëm për çdo lloj kandidimi në qarkun e Vlorës. Është një privilegj i pakrahasueshëm.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na ruajt zoti: 21/09/2024 14:30

    Një djalë i hapur plot bote …respekt

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 20/09/2024 11:13

    Pffff kur flet dhe ky

    Përgjigju
  • Vlonjat: 20/09/2024 00:41

    Kur ben ironi dhe ky djali mamas qe ne Vlore e njohin mire se kush eshte ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?