Më 1 mars PD do të mbajë procesin e votimit të anëtarësisë përmes së cilit do të përcaktohen kandidatët e saj për deputetë.
Për çfarë I duhen primaret Berishës?
Në “Studio Live’ të Report Tv analisti Ergys Mërtiri zbulon arsyen pse
“Berisha në kushtet ku është ka nevojë për njerëz besnikë dhe afërmendsh nuk do të lejojë që primaret të nxjerrin njerëz që nuk janë të besuar 100% për Berishën. Ajo për çfarë punon Berisha është të mbajë PD rreth vetes pasi të humbasë zgjedhjet e ato që do të jenë në parlament t’i ketë 100% besnikë. Primaret mund të manipulohen sic janë manipuluar jetë e mot e kanë thënë dhe vetë”
Analisti Ergys Mërtiri bën një analizë të asaj çfarë po ndodh brenda PD-së
Brenda PD-së është një ngjizje artificiale.Të gjithë individët atje janë me thika në brez ndaj njëri tjetrit dhe për një vend në parlament janë gati tia vënë zjarrin selisë së tyre, sic kanë ditur ta bëjnë. Ka grupe që urrehen me njëri tjetrin, ndërsa është një qetësi para furtunës. Shumica e njerëzve rreth Berishës nuk janë aty për të çuar para PD-në apo fituar zgjedhjet. Madje dhe Berisha e di që nuk i fiton dot zgjedhjet. Secili aty është për karrierën personale. Ata kanë shkuar tek Berisha të bindur që nuk fitojnë dot, por të bindur se vetëm tek Berisha mund të sigurojnë një mandat të ardhshëm në parlament.
Por sa reale janë këto primare?
ish kreu i PD-së, Ibsen Elezi thotë se është proces fiktiv
“Ajo çfarë ndodh me primaret kthehet në qesharake kur këta ende kanë problematika me listat, funksionalitetin e strukturave të PD-së. Është një zinxhir i strukturave drejtuese. Paraprakisht nuk ka lista të bllokuara 6 muaj, apo kriteret për garën. Këto kanë vrarë debatin”
Ligj desorosifikimi
Ndonëse dikur fotografohej në krah të Soros, Sali Berisha u shfaq sot me një propozim në Kuvend, për ligj desorosifikimi.
Ish kreu I PD-së Kukës,Ibsen Elezi dhe analisti Ergys Mërtiri e quajnë retorikë boshe e Berishës për të bindur militantët e saj.
“Këta janë hajduta votash çfarë do të luftojnë Sorosin?! Të ketë një ligj antisoros është budallallik sepse më të rrezikshëm se Sorosit janë strukturat e padukshme të vendeve të tjera që mund ta minojnë këtë sistem të kalbur politik që kemi ndërtuar”
Edhe për Ergys Mërtirin është alibi për të mbrojtur tezën e tij se ‘non grata’ dhe thotë se militantët do të zhgënjejen në 11 maj
“ Berisha ka qenë i pari që i ka hapur derën Sorosit. Unë jam i bindur se nëse nuk do të jetë kjo luftë e Sorosit në SHBA Berisha do ia hapë prapë dyert e do i thotë siç I ka thënë gjithmonë se është kontribues i madh për vlerat siç ka thënë më parë. Është thjesht për konsum politik për të vijuar të ushqesh militantët me lugë bosh. Berishës i duhet alibi pse është ‘non grata’. Ai do të mbrojë alibinë se një armik loboi kundër tij, ndërkohë që administrate e djeshme e shpalli non grata sepse është i korruptuar dhe minues I demokracisë.
Komente
