Partia Socialiste vijon që të mbetet forca politike e cila mban shumicën në vend. Nga rezultatet e sondazhit të institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 46%-50% e qytetarëve të anketuar në rang kombëtar do të votonin Partinë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit. Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021 nga ku ka fituar me 47.67%, PS s’ka lëkundje në rezultate dhe vijon të mbajë vendin e parë. Me rënie drastike paraqitet Partia Demokratike! Vetëm 11-15% e qytetarëve të anketuar në rang kombëtar thonë se do të votojnë PD-në më 14 maj.
Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë, i Berishës dhe Metës, renditet i dyti. 31-35% e qytetarëve të anketuar do të votonin këtë koalicion për zgjedhjet e 14 majit. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara ku LSI mori vetëm 6.81%, shihet me rritje, por kjo për faktin e bashkëpunimit me Sali Berishën. 0-2% do të votonin PSD-në, partia e cila ka një rënie të lehtë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021. 1% e shqiptarëve do të votonte Aleancën Liberale të Djathtë dhe LZHK-në.
Lajmi kryesor:
Sondazhi në Report Tv/ PS forcë e parë në 14 maj! PD e Alibeajt pikiatë! Berisha-Meta të dytët! Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, Këlliçi s’i kalon 38%
B.K.//ReportTv.al