Një raport i OKB e rendit Shqipërinë ndër të parat në Evropë për abortin me bazë gjinore, dhe në vendin e 11-të në botë.
Praktika e ndërprerjes së një shtatzënie për shkak të gjinisë së bebes ka krijuar një disbalacë mes djemve dhe vajzave në shoqëri. Sipas statistikave zyrtare në Shqipëri lindin 109 djem për çdo 100 vajza.
Si pjesë e fushatës të aktivizimit të luftës me bazë gjinore, në pedonalen e Tiranës janë vendosur 13 foto vajzash qe kane ardhur ne jetë dhe 6 histori te prezumuara vajzash te cilat nuk kane ardhur ne jete, për shkak se prindërit i kanë abortuar.
Këto foto kërkojnë të përçojnë mesazhe të mëdha dhe urime të tilla si: Tjetër here me vajzë, duke ndryshuar mentalitetin patriarkal të urimit që çiftet urohen vetëm për djem.
“Të bëjmë një ndryshim në këtë praktikën e abortit selektiv në vajza dhe t’i duam më shumë vajzat në vendin tonë. Ndoshta një gjysh do të ndryshoj mendje, ndoshta një nënë e re do të ndryshoj mendje për një abort. Shpresojmë që ky eveniment të ndryshoj pak botëkuptimet e shqiptarëve kur vjen puna në të pasurit fëmijë, djalë apo vajzë. – tha Kristina Culaj, fotografe.
Aborti me bazë gjinore është dukuri e përhapur në disa vende të botës, ku fëmijët me gjini mashkullore vlerësohen më shumë se vajzat. Pas tyre në listë rreshtohen vendet e Evropës Juglindore si Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.