Dhunë ndaj fëmijëve e bashkëshorteve, drogë dhe vjedhje! Arrestohen 14 persona në 48 orët e fundit në Tiranë

20 Qershor 2020, 11:34| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 11:49

  • Share

Në 48 orët e fundit policia e Tiranës ka vënë në pranga 14 shtetas tre prej të cilave të shpallur në kërkim. Shtetasi me inicialet D. K., i shpallur në kërkim për veprën penale “korrupsioni aktiv i personave që kryejnë funksione publike", B. A., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ''prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe G. M., 23 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "vjedhje".

E. L, 33 vjeç është vënë në prangat e policisë të komisariatit numër 5 pasi pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata dhe ka përndjekur vazhdimisht bashkëshorten, me të cilën është në proces divorci, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj dhe të familjarëve.

Ndërkohë po nga komisariati numër 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 52 vjeç, në Kamzë, pasi ka thyer urdhrin e mbrojtjes së dhënë nga Gjykata dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike ndaj të birit të mitur.

Efektivët e policisë të komisariatit numër 4 arrestuan shtetasin A. J., 39 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

Sakaq një 34-vjeçar, me inicialet M. Sh, i cili në rrugën e Barrikadave ka vjedhur motorin tip 'Piaggio' në pronësi të shtetasit E. S, është arrestuar nga efektivët e komisariatit numër 1. Ndërkohë po nga ky komisarit është arrestuar në flagrancë 37-vjeçari A. M, 37 vjeç, pasi në rrugën “Mustafa Lleshi", i ka vjedhur aparatin celular që e mbante në çantën e krahut, shtetases B. K.

Ndërkohë 6 perona të tjerë janë arrestuar nga policia rrugore për vepra të ndryshme:

E. S., 27 vjeç, pasi në rrugën "Filip Jano" ka aksidentuar shtetasin K.Z. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

•E. O., 48 vjeç, S. H., 46 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe P. K., 44 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

•D. Sh., 25 vjeç, pasi drejtonte mjetin pa lejen përkatëse

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?