Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Politikë

5 vite në krye të Ministrisë së Jashtme, Bushati: Duhet të kemi bërë më shumë se një gabim...

17 Janar 2019, 13:45| Përditesimi: 17 Janar 2019, 15:32

  • Share

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është shprehur në përfundim të konferencës së përbashkët për mediat që mbajti me ministrin holandez Stef Blok se, periudha e reflektimit rreth gabimeve të bëra gjatë detyrës ende nuk ka filluar.

Pyetjes së një gazetari të pranishëm në konferencë në lidhje me drejtimin e diplomacisë shqiptare gjatë periudhës si ministër, Bushati iu përgjigj: Duhet të kemi bërë më shumë se një gabim. Por periudha e reflektimit nuk ka filluar. Ju garantoj se kjo periudhë do të jetë e plotë.

Emri i Ditmir Bushatit për t’u shkarkuar nga posti i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme u dërgua për herë të dytë në Presidencë.

Fillimisht u propozua që në krye të Ministrisë së Jashtme të vendosej Gent Cakaj, por Meta e refuzoi duke argumentuar se Cakaj është pa përvojë, se ka bërë deklarata të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve dhe se ka punuar për 7 muaj si zv/ministër pa certifikatë sigurie. (Lexo këtu) 

Kryeministri Edi Rama, për ta mbajtur këtë post, më pas u vetëpropozua. Presidenti i Republikës ende nuk është shprehur me dekret mbi këtë propozim, ndërkohë që, afati kushtetues përfundon në mesnatën e 21 janarit. (Lexo këtu)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?