Foto nga aksidenti

Kronikë

Për dy ditë festonte 20 vjetorin, furgoni përplas për vdekje shqiptarin në Itali

19 Gusht 2019, 17:24| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 17:38

  • Share

ITALI- Një 19- vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi u përplas nga një furgon, teksa  po i jepte motorrit të tij për të shkuar në punë. Sipas mediave italiane, djali për dy ditë do të festonte 20 vjetorin e tij. Shqiptari jetonte në Via Leon Battista Alberti disa metra larg vendit të aksidentit.

Aksidenti është duke u hetuar nga agjentët, pasi sipas vëzhgimeve  dy automjetet ishin në drejtim të kundërt me njëri-tjetrin. Pas perplasjes, 19-vjeçari u shemb ne xhamin e furgonit dhe me pas trupi i tij u gjet disa metra larg vendit. Nuk dihen ende shkaqet e aksdenit dhe po punohet nga policia italiane për zbardhjen e ngjarjes.

Fotot nga aksidenti në Itali

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?