Për faj të maceve (dhe jo vetëm), Polonia rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

18 Shtator 2020, 18:14| Përditesimi: 18 Shtator 2020, 18:30

  • Share

Polonia ndodhet në mes të një krize qeveritare dhe e gjitha për faj të maceve…dhe ligjit që ndalon mbarështimin e kafshëve me gëzof. 

Konflikt i vogël mund të ketë pasoja më të mëdha siç është fundi i një koalicioni qeverisës.

Tensionet midis nacionalistëve në pushtet "Ligji dhe Drejtësia" (Pis) dhe partneri i tyre ultra-konservator "Solidariteti i Polonisë" janë shtuar kur këta të fundit morën anën kundër normës së mbrojtjes së kafshëve. (Parlamenti polak miratoi ligjin e ri brenda natës).

356 deputetë votuan në favor të ligjit, i kërkuar personalisht nga Jaroslaw Kaczynski, udhëheqësi i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (Pis) i njohur si një mik i madh i maceve, 75 votuan kundër dhe 18 abstenime.

Nëse asgjë nuk ndryshon, skenari më i besueshëm do të jetë ai i një qeverie pakice. Dhe në këto kushte do të jetë e vështirë të qeverisësh. Ne do të duhet të shkojmë përsëri në votime –tha Ryszard Terlecki, udhëheqës i partisë Ligji dhe Drejtësia 

Ministri i Bujqësisë Krzysztof Ardanowski dhe Ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro votuan kundër ligjit.

Grupet kryesore opozitare parlamentare (Platforma Qytetare dhe Aleanca e së majtës Demokratike) votuan në favor të mbrojtjes së kafshëve. Ligji, i cili tani është duke u analizuar nga Senati, ku Kaczynski nuk ka një shumicë absolute, ka ngjallur protesta nga fermerët të cilët e konsiderojnë veten të tradhtuar nga partia Pis.

Midis skenarëve të besueshëm, nëse nuk arrihet një kompromis, vendi me shumë mundësi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Në Poloni, sipas vlerësimeve, ka 550 ferma ku rriten rreth 5.2 milion vizon dhe mijëra dhelpra, 50,000 njerëz janë të punësuar dhe në 2017 eksportet tejkaluan 70,000 ton lesh.

Polonia është prodhuesi i tretë më i madh i leshit në botë, pas Danimarkës dhe Kinës.
 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?