Loris Karius dhe Gareth Bale

Sport

Për ‘faj’ të tij iku nga Liverpool, Bale: Ja çfarë i thashë Karius pas finales

17 Shtator 2018, 15:17| Përditesimi: 17 Shtator 2018, 15:39

  • Share

Garreth Bale ishte njeriu i finales së “Champions League” të sezonit të fundit pasi shënoi “dopietë” kundër Liverpool. Një gol shumë i bukur pak pasi hyri në fushë si zëvendësues, ndërsa tjetri erdhi si pasojë e gabimit të pafalshëm të portierit Karius. 

Një gabim që u la pas nga tifozët e Liverpool, por që gjithsesi vendosi shumë në largimin e gjermanit drejt Besiktas në Turqi.

Për atë natë me shumë episode për t’u evidentuar është rikthyer të flasë Garreth Bale, anësori i Real Madrid që për “Daily Mail” ka zbuluar shkurtimisht se çfarë i tha Karius pas finales:

Gjithmonë përpiqem t’ jap pak efekte topit. Është e njëjta gjë me goditjet e dënimit. Ti duhet të përpiqesh ta bësh atë më të vështirë që nëqoftëse nuk përfundon jashtë atëherë do t’I shkaktojë problem portierit. Lorisit thjesht i thashtë ‘mbaje kokën lart’. Gabimet ndodhin. Ishte thjeshtë i pafat në një finale. Unë supozoj se ai nuk ishte i qetë duke parë se si dukej.

Gareth Bale

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?