'Për fëmijërinë e humbur', pas Tiranës sot protesta në Korçë, Sarandë dhe Vlorë

6 Qershor 2020, 12:02| Përditesimi: 6 Qershor 2020, 18:37

  • Share

Rasti i përdhunimit të një 15-vjeçarje në Tiranë ka shkaktuar shumë irritim në publik dhe pas protestave të ditës së enjte në kryeqytet e njëjta gjë raportohet edhe për tre qytetë të tjera në vendin tonë.

Sot në Korçë kanë qenë kryesisht femra ata të cilët kanë dalë në protestë dhe mbanin pankarta në duar. Në to shkruhet: "Nuk jam mace që kur kaloj ma bën pssss psss. Jam femër! Më respekto!" Në një tjetër pankartë shkruan: "Nuk do e kuptoj kurrë pse është më turp të jesh e përdhunuar se sa përdhunues?"

Ndërkohë edhe në Sarandë qytetarët protestuan sot  'për fëmijërinë e humbur'. Në formën e një marshimi, nga “Sheshi Nënë Tereza” kanë marshuar sot nëna me fëmijë, të rinj e të reja, politikanë për t’i thënë “Stop abuzimit, për fëmijërinë e humbur, për jetën…” Marshuan paqësisht për një të ardhme të sigurt për veten, vajzën,motrën, nënën. Protesta me moton “Stop abuzimit për fëmijërinë e humbur, për jetën…” ka për qëllim reagimin e shtetit dhe forcimin e dënimit për abuzuesit.

Kurse Shoqëria civile në Vlorë  është organizuar në bulervard duke zgjedhur moton "Nuk luhet Përdhunimesh". Marshimi paqësor ka mbledhur vajza e gra nga shoqëria civile, të cilat dënojnë ngjarjet e ditëve të fundit.

 

Ora 19:20
'Nuk luhet Përdhunimesh', vajzat në Vlorë marshojnë për të dënuar ngjarjet e rënda të ditëve të fundit

Edhe pse nën reshje shiu, protesta për përdhunimin e vajzës 15-vjeçare ka vijuar edhe në qytetin e Vlorës.

Shoqëria civile në Vlorë  është organizuar në bulevard me një moto ndryshe nga ajo që është zgjedhur në qytetet e tjera. "Nuk luhet Përdhunimesh", me këtë shkrim vajzat kanë marshuar paqësisht për të dënuar ngjarjet e ditëve të fundit me në qendër gruan.

 

Ora 18:13
'Për Fëmijërinë e Vjedhur', marshimi kundër përdhunimit vijon edhe në Elbasan (VIDEO)

Përdhunimi i 15-vjeçares në Tiranë ka shkaktuar shumë reagim në publik dhe pas protestave të ditës së enjte në kryeqytet, ditës së sotme në Sarandë, Vlorë dhe Korçë është organizuar edhe një marshim në Elbasan.

Gjatë pasdites së sotme një manifestim për ti thënë jo pedofilisë, përdhunimit dhe ngacmimeve seksuale u mbajt në hyrje të portës së kalasë në Elbasan . Pavarësisht shiut, me pankarta në duar, maska për shkak të Covid-it dhe mesazhe të shumta sensibilizuese, u kërkua forcimi i dënimit për abuzuesit. Motoja edhe në Elbasan ishte “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, ndërsa gra dhe vajza mbanin në duar pankarta. Një zëri ato kërkuan të dënohen dhunuesit, madje shprehën dakordësinë e tyre që për raste të rënda të rikthehet dënimi me vdekje.

"Të luftosh për gruan edhe vajzën dmth të luftosh për jetën. Uroj që në vazhdimësi të jetë një start i mirë për të gjitha kauzat e bukura në emër të jetës. Do t'ju lutesha shumë që të mos heshtni kurrë para asgjëje. Mbroni fëmijët, nxënësit, kolegët, fëmijët, por para se të gjithash mbroni veten tuaj!", thotë Anisa Bahiti, organizatore nga Shoqëria Civile.

Ajo që ra në sy në Elbasan në marshimin kundër abuzimit dhe mbrojtjen e viktimave ishte prezenca fare e ulët e burrave. Psikologjia e pranishme në manifestim kërkoi denoncim të fenomenit, pasi abuzimi seksual është një shënjim i cili do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës personin e abuzuar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?