Këndej dhe andej kufirit ndër shqiptarë, mendjet po gurgullojnë si ujët në lumë të turbullt. Serbia na ka fut në vallen e saj të kamotshme me u nda mes vetesh, me u grind e mbajt mëri. Megjithëse e përdorën fytyrën si maskë prej shumë kohësh, në marrëdhëniet me njëri tjetrin, ndarja e Edi Ramës dhe Albin Kurtinlt tanimë është pafshehshme dhe boll e dukshme.
Përtej protagonizmit të dyanshëm çdo njëri prej tyre po përpiqet të thotë e bindë shqiptarët se ai ka të drejt. Albin Kurti si sovranist po kërkon t'i imponohet ndërkombëtarëve se vetëvendosja i takon veç popullit të Kosovës dhe askujt tjetër. Ndërsa Edi Rama me qasjen pragmatiste, po përpiqet të thotë se Kosova nuk ka ku shkon pa aleatët euroatlantikë SHBA+BE që çliruan Kosovën nga okupimi shumëvjeçar i Serbisë.
Në Beograd rrinë e vështrojnë, madje edhe argëtohen sesi shqiptarët falë unit e egos se prijësve të tyre në kohëra, nuk gjejnë dot gjuhën për t'u marrë vesh me njëri tjetrin e me këtë rast fusin në vallen e tyre të kërcyer keq edhe perëndimin që se njeh këtë mënyrë autentike folklorike por edhe arkaike politike.
Thënë kjo në një moment duhet me ndal e me u qartësu për diçka. Kosova iu takon shqiptarëve të Kosovës dhe vendimet duhet t'i marrim ata, sikurse dhe kostot për dështimin apo suksesin. Nëse shqiptarët e Kosovës duan atë që do Albin Kurti, le të behet ashtu si do Albini dhe ata që duan e ndjekin Albinin nëse janë shumica e popullit. E nëse kjo zgjedhje do t'iu kushtojë humbjen e mbështetjes së perëndimit dhe vendeve mike e partnere, le ta humbin.
Do izolohen, le të izolohen. Do rrezikojnë të rikthehen nën Serbi, le të rrezikojnë e le të kthehen. Çdo popull e zgjedh vetë fatin e tij kur zgjedh e ndjek udhëheqësit e vet. Askush s'ka të drejtë t'iu tregojë e mësojë sot shqiptarëve të Kosovës se çfarë duan të bëjnë. Ndoshta iu del më mirë duke provuar këtë sfidë me qenë kundër të gjithëve. Ata po e vendosin me vetëvendosje fatin e tyre, duke i shkuar pas atij që mendojnë se po i udhëheq në rrugën e duhur.
Rruga e lehtë u qoftë e fati iu priftë nëse shumica mendojnë e mbështesin Albin Kurtin dhe mendësinë e udhëheqësinë e tij. Atë që kërkojnë, atë dhe do të gjejnë. Nëse u del për keq falje e kthim pas nuk ka me pas. Se boll po na i durojnë pordhët bashkë amerikanë e europianë sikur na e kanë për borxh të na zgjidhin hallet e plotësojnë tekat tona. Për hajër i qoftë Albinit dhe çdo kujt që beson në mendimet dhe vendimet e tij. Historia dhe koha i jep çdo populli atë që kërkon dhe meriton .
Po ky qe hiqet sikur eshte perendia a e quan te nevojshme krijimin e Asosacionit serb ne Kosove? A nuk I solli destabilizim asosacioni serb ne Bosnje? Ne se serbet i kane te gjithe te drejtat si te gjithe qytetaret e Kosoves,pse duhet pranuar asosacioni,pervecse qe te fute hundet Serbia sa here t'i duhet? Me keto merruni,pastaj gjykoni Albijin ju plehrat e Serbise!
PërgjigjuAlkiviadhi një ndër gjeneralët më te medhenj te antikitetit ka thenë "luftën e fiton ai që di kur tërhiqet "dhe historia e ka vertetuar këtu e 2500 vjet tani,mbase kuptojnë ndonjë një kok bolet që mendojnë me kokën posht
PërgjigjuAliu
PërgjigjuKëta gazetarë që flasin sikur të japin këshilla nga foltorja e "Zotit", nuk i duhen në asnjë kohë Shqipërisë!
PërgjigjuPo po Albini I ka fajet sipas disave,sepse duhet ti ulim Shkijet kembkeyq, Albini po ban qka u dasht tjeret para tij te bejn.
Po ca ti thote o vlla pervecse pushka top. Ke pa noi shqiptar te nigjoje keshillar e miqve ti?