Sociale

Për herë të parë 10 shkolla verore, përfitojnë 1 mijë fëmijë, Report Tv në shkollën Kosova, nxënësit bëjnë eksperimente e lojëra në klasa

17 Qershor, 19:36| Përditesimi: 17 Qershor, 19:43

  • Share

10 shkolla në Tiranë, Kamëz edhe Durrës do të funksionojnë për herë të parë edhe gjatë verës, me konceptin e kampeve verore. Afro 1000 fëmijë janë bërë pjesë e një program dyjavor që ndërthur mësimin me argëtimin.

 “Ne shpërthyem vullkanin, përdorem uthullën dhe sodën. Me pëlqen shumë qe po bëjmë eksperimente”, tha një 11 vjeçar.

Kjo do të jetë atmosfera për dy javët e ardhshme në shkollën 9-vjeçare “Kosova” dhe 9 shkolla të tjera në Tiranë, Kamëz dhe Durrës.

Ndërsa për shumicën e nxënësve pushimet e verës kanë nisur zyrtarisht, për rreth 1000 fëmijë nga klasa e parë deri në të pestën, zilia e fundit nënkuptoi fillimin e shkollës verore.

Çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 13:00, fëmijët do të angazhohen në një gamë të gjerë veprimtarish.

 “Çdo ditë ka një tematik të veçantë. Sot është dita letraro-artistike e kombinuar me tematiken team. Lojëra logjike - matematikë ne shkenca teknologji arte dhe krijimtari”, tha Elmie Novi, mësuese kujdestare.

Por si u përzgjodhën nxënësit pjesëmarrës?

“Nxënësit i kemi zgjedhur duke u nisur nga kushtet social ekonomike, nxënës që nuk kanë mundësi të lëvizin edhe të kryejnë veprimtari, qoftë artistike, qoftë sportive, qoftë letrare, si dhe nxënës të talentuar”, tha ajo.

Në program janë përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët asistohen nga psikologë. Por, aktivitetet janë krijuar në mënyrë të tillë që të gjithë fëmijët të ndihen të përfshirë dhe të argëtohen pa dallim.

“Edhe fëmijët me nevoja të veçanta i përshtaten me së miri këtij programi.  Nuk është shumë nevoja të krijojmë diçka të ndryshme sepse te gjithë përfshihen në këto aktivitete dhe sporte, kreativitet vizatime, teknologji eksperiment te ndryshme qe janë të ndryshme edhe mësojnë diçka”, tha ajo.

Secila klasë ka edhe një vullnetar nga gjimnazet e Tiranës që ndihmon mësuesit dhe fëmijët gjatë ditës. Por çfarë i shtyu këta të rinj të zgjidhnin “punën”, ndërsa shokët e tyre shijojnë pushimet?

 “Është një gjë shumë e mirë për mua që të marrë një eksperiencë ne të kujdesurin për fëmijë edhe mund te njoh karaktere të ndryshme për të kuptuar edhe botën e tyre edhe ose mos tu jap edhe atyre një kujtim gjate këtyre pushimeve”, tha Amela Bali, vullnetare.

“Arsyeja kryesore ishte qe te kthehesha edhe njëherë në moshën e tyre dhe ti ndihmoj edhe ata, në këtë eksperiencë qe është e re edhe për ata. Një tjetër shtyse do te marrim edhe një certifikatë, qe do me ndihmoje ne aplikime te ardhshme”, tha Melisa Malo, vullnetare.

Ky është viti i parë që Shkolla Verore pilotohet në 10 shkolla: 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës. Programi është hartuar me ekspertizën e UNICEF dhe në bashkëpunim me Ëorld Vision. Në total janë 1000 fëmijë përfitues, mbi 100 vullnetarë nga gjimnazet, 150 mësues, oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë të angazhuar në kampet verore në shkolla.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?