Për herë të parë Elva Margariti në Komisionin e Medias, 'raporton' për Pazarin e Gjirokastrës

30 Prill 2019, 14:30| Përditesimi: 30 Prill 2019, 14:53

  • Share

Për herë të parë pas katër muajsh në krye të detyrës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti mori pjesë në një dëgjesë në Komisionin e Medies, gjatë të cilit ndali tek ligji i ri për Trashëgiminë Kulturore dhe zbatimi i tij në qytetin e Gjirokastrës. Teksa renditi disa nga investimet që janë kryer në këtë qytet, pjesë e trashëgimisë botërore, nën mbrojtjen e UNESCO-s, ndali edhe tek puna e inxhinierëve edhe 16 mjeshtërve të kalldrëmit, që po vazhdon për projektin “Rehabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve në Pazarin Gjirokastër”.

 “Në realizimin e misionit të MK-së, është krijuar një bashkëpunim i frytshëm me donatorë. Restaurimi i Qafës zë Pazarit ka përfunduar fazën e parë edhe ka konsistuar në restaurimin e 8 blloqeve. Restaurimi total ka qenë në rreth 5220 m katrorë. Janë restauruar fasada, korniza etj. Vendosja e biletarisë elektronike ka qenë një tjetër modernizim i ofruar në Gjirokastër. Projekti i rehabilitimit dhe infrastrukturës në Pazarin e Gjirokastrës është një investim i Bankës Botërore i kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, edhe është rreth 138 mln lekë”.

Ndërsa, sa u përket debateve që janë bërë për këtë ndërhyje, Margariti u shpreh se: “Është e vërtetë që ky rehabilitim ka sjell shumë debate, por është po kaq e vërtetë që këto shërbime në vitin 2019 në Gjirokastrën që ne e shohim tek trashëgimia kulturore, si një motor zhvillimi ishin mëse të nevojshme. Nuk mundet që të flasim për asnjë lloj funksioni vital, që mund të kenë këto aktivitete pa rrjetin minimal bazik, që duhet për të kryer jetesën e përditshme. Është e vërtetë që është një proces që mund të sjellë për një periudhë kohe disa avantazhe në aksesimin e këtyre aktiviteteve. Megjithatë, unë i ndoqa vet nga afër edhe janë të gjithë të sensibilizuar se është një e mirë e përbashkët, që mund të ishte kryer shumë kohë më parë edhe sot mund të ishim në kushtet optimale të rrjetëzimit të pazarit. Nuk ka asnjë aspekt teknik për mendimin tim për t’u shqetësuar, për mbivendosjen e kalldrëmeve apo të kanalizimeve. Jetojmë në një kohë, që nëpërmjet internetit të gjithë kthehen në ekspert, por jemi totalisht të bindur, se gjithçka do punojë mirë edhe në kohën e duhur”.

Restaurimi kalldrëmeve në Gjirokastër është parashikuar që të përfundojnë brenda muajit nëntor të këtij viti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?