Për herë të parë është zhvilluar ‘Maratona e Shkodrës’, që këtë vit përkon edhe me titullin ‘Shkodra – Qyteti Europian i Sportit’.
***
Kryeqendra e veriut, njohur për traditën kulturore e sportive, ka hapur sot një kapitull të ri në historinë e saj moderne: Maratonën e Shkodrës
Në rrugët e mbushura me energji, frymë bashkimi dhe garë të shëndetshme, kjo ditë u shënua jo thjesht si një aktivitet sportiv, por si një festë e madhe qytetare.
Pjesë e kësaj ngjarjeje, jo vetëm si të ftuar por edhe si simbol i suksesit të atletikës shqiptare, ishin kampionia Luiza Gega dhe sprinteri Franko Burraj.
Për fituesit e garës 10 km, ky ishte një moment i veçantë, një kombinim i kënaqësisë dhe krenarisë për arritjen e tyre.
E ndarë në tre kategori, nga më të vegjlit deri tek të rriturit, “Maratona e Shkodrës” mblodhi mbi 300 pjesëmarrës.
Një shifër që pritet të rritet vit pas viti, duke e kthyer këtë iniciativë në një traditë të re për qytetin e Shkodrës.
Komente
