Për herë të parë ndahet çmimi ‘Poeti laureat’, 25 autorë në garë

5 Tetor 2020, 18:17| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 18:47

  • Share

Një tjetër iniciativë e Qendrës Kombëtare të Librit edhe Leximit, kësaj here është çmimi për “Poetin Laureat”. Një çmim ky që ka si qëllim ndërgjegjësimin e lexuesit për poezinë shqipe.

 “Jemi këtu për të hap Tetorin e Librit, një muaj ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka leximi në jetët tona. Do të jetë një muaj dedikuar letërsisë shqipe edhe autorit shqiptar. Protagonistët do të jenë autorët e traditës, shqiptarë edhe të rinj. Sot hapim edhe siparin e festivalit të letërsisë, kushtuar autorit shqiptar, që sot ka moton “Kryqat e minaret e ngurta” e marrë nga vargjet e Migjenit. Përtej, festivalit të letërsisë, ky do të jetë një muaj që për herë të parë, Shqipëria do të shpall edhe “Poetin e saj laureat”. Kjo është një traditë shumë e njohur në vende të ndryshme të botës,  i cili pas mandatit 2-vjeçar do të bëjë një fushatë ndërgjegjësimi mbi rëndësinë që ka leximi i poezisë shqipe në të gjithë hapësirën shqiptare”, shprehet drejtoresha, Alda Bardhyli, drejtoreshë e QKLL.

25 kandidatët nw garw për  “Poeti Laureat” janë: 1. Flutura Açka; 2. Natasha Lako; 3. Arian Leka; 4. Ilirian Zhupa; 5. Parid Teferiçi; 6. Lindita Arapi; 7.Entela Tabaku; 8. Ervin Hatibi; 9. Rudian Zekthi; 10. Entela Kasi; 11. Visar Zhiti ;12. Bardhyl Londo;13. Rudolf Marku;14. Luljeta Lleshanaku; 15. Primo Shllaku; 16. Krenar Zejno; 17. Agron Tufa;18. Ledia Dushi; 19. Gëzim Hajdari ;20. Preç Zogaj;  21. Mimoza Ahmeti; 22. Skënder Rusi; 23. Skënder Buçpapaj; 24. Hamit Aliaj;  25. Petrit Ruka

Juria që do të vlerësojë poetin laureat, kryesohet nga shkrimtari dhe poeti Besnik Mustafaj dhe anëtarët botuesja Arlinda Dudaj, Agron Gjekmarkaj, zv.Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, profesorja dhe poetja Viola Isufaj, dhe kritiku Agim Baçi. Poeti i parë Laureat shqiptar do të shpallet më 30 tetor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?