Steven Berghuis

Për herë të parë në 30 vjet, Holanda pa asnjë futbollist të Ajaxit

19 Mars, 22:57
  • Share

Gjatë pushimit ndërkombëtar dhe dy datave të lira nga FIFA, Holanda do të përballet me Skocinë dhe Gjermaninë. Trajneri Ronald Koeman ka bërë të ditur tashmë listën e futbollistëve që do të llogarisë për ndeshjet e lartpërmendura.

Surpriza në këtë listë është se këtë herë nuk do të ketë asnjë anëtar të Ajaxit nga Amsterdami. Kjo gjë ndodhte për herë të fundit në vitit 1995. Pothuajse 30 vite më parë u bë një lloj bojkoti, kombëtarja holandeze pati probleme me yjet që sapo kishin fituar Champions League me Ajaxin .

Në atë kohë, çështja kishte të bënte me premiot e suksesit. Futbollistët e Ajax ishin ndër lojtarët më të rinj në skuadrën e Holandës dhe kërkuan shpërblime më të larta se lojtarët më të vjetër me qëndrim më të gjatë në skuadër.

Këtë vit nuk ka të bëjë drama e lojtarëve apo mungesa e tyre e dëshirës. Ajax po kalon një sezon të dëshpëruar dhe nuk ka shumë lojtarë që janë interesantë për trajnerin. Jashtë janë Brian Brobbey, Steven Berguijn dhe Steven Berghuis, të cilët aktualisht janë të lënduar.

Taylor, Rensch dhe Hato luajnë në ekipin U-21. Ajax aktualisht është në vendin e pestë në kampionat, që është shumë larg pritshmërive. Në pesë ndeshjet e fundit ka fituar vetëm një herë dhe ka shënuar tre barazime me një humbje. Për një kohë të gjatë ata ishin edhe në vendin e fundit, por tani skuadra po ngrihet ngadalë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?